Bullgaria ka probleme në sistemin gjyqësor dhe në mediat theksohet në raportin e parë të Komisionit Evropian për superioritetin e ligjit në shtetet anëtare të BE-së.
Në dokument shprehet shqetësim lidhur me përndjekjen e korrupsionit në Bullgari dhe në 5 shtete të tjera të BE-së, njoftoi Reuters. Sipas raportit në vend nuk përfunduan ndryshimet legjislative për llogaridhënien efektive të kryeprokurorit. Mbeten të pazgjidhura çështjet për formimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Inspektoratit të tij.
Rekomandohet që strategjia për kundërvënien e korrupsionit miratuar nga Bullgaria të aplikohet në mënyrë më efektive. Brukseli shpreson që të ketë dënime për korrupsionin në shtresat e larta.
Në Bullgari ka ndërhyrje politike në punën e mediave dhe probleme me mungesën e transparencës së pronësisë së tyre, theksohet në kapitullin për pluralizmin mediatik. Në dokument jepen rekomandime për sigurinë e gazetarëve. Si provë për censurë cilësohen kufizimet për shfrytëzimin e të dhënave personale gjatë hetimeve gazetareske, si dhe kufizimi i informacionit publik në kohën e pandemisë së Covid-19.
Raporti është pozitiv, objektiv, cakton qartë rezultatet e bashkëpunimit me BE-në, komentoi ministrja e drejtësisë Desisllava Ahlladova, cituara nga BTA. Ajo theksoi se po hartohen ndryshime që garantojnë pavarësinë e sistemit gjyqësor gjë për të cilën kërkohet përkrahja e gjerë politike.
Raportet për çdo shtet evropian do të diskutohen nga Parlamenti Evropian dhe nga Këshilli i Evropës, gjë pas së cilës komisionari evropian Didier Reynders do të nisë një turne nëpër vendet anëtare. Pas kësaj ministrat e drejtësisë të të gjitha shteteve do të diskutojnë bashkërisht konkluzionet e komisionit.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me 128 vota “pro”, shumica qeverisëse në parlament, së bashku me tre deputetë të pavarur, rrëzuan veton e presidentit mbi Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura. Ndryshimet e miratuara zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së..
Në Shkup po dëgjoj gjithnjë e më shumë shqetësime se marrëdhëniet me Bullgarinë po përdoren si një justifikim i përshtatshëm për mungesën e vullnetit ose aftësisë për të ndërmarrë reformat e nevojshme. Nuk dua ta besoj këtë, deklaroi ambasadori bullgar..
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare nuk ka të drejtë të shprehet e vetme për një referendum kombëtar. Kjo u bë e qartë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me refuzimin e ish-Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova për të paraqitur për..
Me 128 vota “pro”, shumica qeverisëse në parlament, së bashku me tre deputetë të pavarur, rrëzuan veton e presidentit mbi Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat..
Në Shkup po dëgjoj gjithnjë e më shumë shqetësime se marrëdhëniet me Bullgarinë po përdoren si një justifikim i përshtatshëm për mungesën e vullnetit ose..