90 fëmijë do të frekuentojnë shkollat bullgare të së dielës në Turqi gjatë vitit të ri shkollor. Njëra shkollë është në Stamboll, tjetra në Edrene.
Në Shkollën e Ekzarkisë Bullgare në Stamboll nuk mësojnë vetëm fëmijë. Aty ofrohet edhe mësimi i gjuhës bullgare për të moshuar. Viti shkollor në qytetin e Bosforit do të fillojë me mësimin online, sepse masat për shkak të koronavirusit janë shumë të rrepta.
Afro 30 fëmijë do të mësojnë në shkollën e Stambollit përderisa në Edrene – u regjistruan 60. Për arsye se fëmijët sivjet janë më shumë se sa vitin e kaluar shkollor edhe subvencionimet për shkollën e së dielës do të jenë më të larta.
Gjatë vitit të ri shkollor 2020/2021 fëmijët bullgarë jashtë kufirit do të mësojnë në 382 shkolla të së dielës të shpërndara në disa kontinente.
Pritet që 40 mijë fëmijë bullgarë me ndihmën e 4 mijë mësuesve të frekuentojnë orët mësimore të gjuhës bullgare, të historisë, të gjeografikes dhe të folklorit anë e mbanë botës.
Përpilues: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...