SHBA-ja mbajnë pozitën e tyre kundër ndërtimit të zgjatjes së “Rrymës Turke” në Bullgari dhe të Centralit Atomik Elektrik “Belene”. Këtë e tha Fransis Fanën ndihmës sekretar i shtetit në Zyrën e Resurseve Energjetike pranë Departamentit të Shtetit të ShBA-së pas një takimi me ministren bullgare të energjetikës Temenuzhka Petkova. Sipas Fanënit cituar nga sajti “Mediapull” këto projekte nuk sigurojnë diversifikim energjetik të Bullgarisë. Përveç kësaj pajisjet ruse për centralin e dytë atomik janë të vjetërsuara.
Në të njëjtën kohë Uashingtoni inkurajon ndërtimin e lidhjes së gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë dhe mendon se alternativë e Centralit “Belene” mund të jenë reaktorë të vegjël modularë.
Fanëni dha të kuptohet se sanksionet amerikane kundër “Rrymës Turke” do të prekin zgjatjen e gazsjellësi rus përmes Bullgarisë.
Kjo që qeveria bullgare e quan “Rrymë Ballkanike” dhe thekson se është pjesë e infrastrukturës bullgare të gazit nuk ndryshon thelbin e projektit, shtoi Fanëni.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..