Me 35 vota “pro”, 30 “kundër” dhe 1 “të abstenuar” Komisioni për Liritë Civile dhe Drejtësinë në Parlamentin Evropian miratoi projekt-rezolutën për Bullgarinë. Këmbëngulet që Komisioni Evropian ta vazhdojë monitorimin mbi reformën gjyqësore dhe luftimin e korrupsionit në Bullgari. Nënvizohet nevoja që qeveria të garantojë një kontroll më të rreptë mbi harxhimin e mjeteve evropiane dhe t’u përgjigjet menjëherë shqetësimeve se mjetet e tatimpaguesve përdoren për rritjen e pasurisë së njerëzve që kanë të bëjnë me persona që janë në pushtet, transmetoi BNR.
Para BNR-së eurodeputetja nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve Elena Jonçeva tha se kjo nuk është rezolutë kundër Bullgarisë, por është në përkrahje të shtetasve bullgarë dhe të dëshirës së tyre për të jetuar në një shtet pa korrupsion dhe me një sistem të pavarur gjyqësor.
Pritet që rezoluta të shqyrtohet nga Parlamenti Evropian.
Gjatë mbrëmjes së 85-të të protestave antiqeveritare në Sofje një prej liderëve Arman Babikjan lexoi një pjesë prej rezolutës dhe nënvizoi se Brukseli i ka dëgjuar mirë qytetarët nga sheshi.Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do..
Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..
Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..