Sot në malin Vitosha afër Sofjes zhvillohet ngjitja e krahinës “Kopitoto” në shtegun e dashur të alpinistit të madh bullgar Bojan Petrov. Për shkak të epidemisë së koronavirusit eventi nuk është me start të përbashkët për të gjithë, por fillon në orë të zgjedhura nga pjesëmarrësit, sipas dëshirës së tyre.
Aktiviteti i është kushtuar ngjitjes së Kangchenjunga (8586 metra) nga Bojan Petrovi. Më 20 maj 2014 ai u bë bullgari i parë, i cili u ngjit në majën e tretë për nga lartësia në planet. Dy muaj më vonë Bojan Petrov u ngjit edhe në Broad Peak dhe vetëm tetë ditë pas kësaj – në K2 (ngjitja e parë bullgare). Për këto suksese ai u përshëndet në një video nga legjenda e alpinizmit Reinhold Messner.
Gjatë pranverës së vitit 2018 duke u ngjitur në majën Shisha Pangma (8 027 metra) Bojan Petrov mbeti përgjithmonë në përqafimin e malit.
Anxhelika Nenova , garuesja më e re bullgare në Kampionatin Evropian të Shahut klasik për femra në Greqi, fitoi ndeshjen e saj në raundin e katërt. Shahistja 15-vjeçare e CSKA-së ka mposhtur me topin e bardhë Aleksandra Lach nga Polonia. Në këtë..
Raundi i dytë i kampionatit individual evropian të shahut klasik për femra në ishullin Rodos rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm për femrat bullgare. Viktoria Radeva mposhti me figurat e bardha sllovaken Andrea Bohnikova dhe me 2 pikë maksimale..
Gjimnastët bullgarë fituan gjithsej 16 medalje - 11 ari dhe 5 argjendi, në "Kupën e Sofjes", e cila ishte prova e madhe para Kupës së Botës të gjimnastikës ritmike këtë javë në kryeqytet. Në finalen me veglat e veçanta në..