Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rezoluta e Parlamentit Evropian – shpresë për protestuesit dhe tmerr për pushtetarët

Foto: ЕPA/BGNES

Bullgaria do të jetë në qendër të vëmendjes së Parlamentit Evropian ditën e hënë, kur do të shihet nëse rezoluta e votuar më 1 tetor në Komisionin e Lirive Civile, Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme do të marrë dritë jeshile edhe në sallën plenare. Pozita e shprehur përbën shpresë për protestuesit dhe tmerr për pushtetarët.

Përfundime si “keqësim i konsiderueshëm i respektimit të parimeve të shtetit juridik”, demokracisë dhe të drejtave kryesore”, “domosdoshmëri që qeveria bullgare të garantojë një kontroll më të rreptë mbi mënyrën në të cilën harxhohen mjetet e BE-së dhe përgjigje e menjëhershme e shqetësimeve se paratë e tatimpaguesve përdoren për rritjen e pasurisë së personave të lidhur me partinë në pushtet” nuk mund ta gëzojnë Kryeministrin Bojko Borisov dhe qeverinë e tij.

Mirëpo, tani për tani rezoluta u përkrah vetëm me 5 vota të anëtarëve të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, të liberalëve në “Rinovo Evropën”, të Grupit të të Gjelbërve dhe të së majtës ekstreme. Kundër saj votuan eurodeputetët nga Partia Popullore Evropiane,partia e konservatorëve dhe reformistëve dhe “Identiteti dhe Demokracia”. Analiza e forcave tregon se të gjithë që e përkrahin dokumentin janë 351 kundrejt 324 kundrështarëve të tij, domethënë votat që janë në dobi të rezolutës janë vetëm me 27 më shumë. Përveç kësaj ka akoma 29 të pavarur, për të cilët nuk dihet se si do të votojnë. Ka edhe pikëpyetje rreth kësaj nëse eurodeputetët nga forcat politike, të cilët e përkrahin dokumentin, do të respektojnë rreptë disiplinën partiake në sallën plenare.

Ndoshta Kryeministri Bojko Borisov takohet jo vetëm me Kryetarin e Partisë Popullore Evropiane Donald Tusk, por edhe me homologë të vet, si për shembull Viktor Orban, me të cilin jo një herë ka demonstruar marrëdhënie të shkëlqyeshme. Takimet e zhvilluara të miqve të kohezionit ndoshta i kanë afruar jo vetëm pozitat për fondin e kohezionit, por edhe mbi çështje të tjera. Nuk është e qartë se kush çfarë i ka premtuar tjetrit larg kamerave, mikrofonave dhe në përgjithësi larg syve të njerëzve.

Kjo që pamë në profilin e Facebook-ut të Kryetarit të Partisë Popullore Evropiane Donald Tusk pas takimit të tij me Bojko Borisovin, praktikisht është një përsëritje e konstatimeve në raportin për Bullgarinë në kuadrin e mekanizmit horizontal, pikërisht në pjesën e tij më kritike, me saktësimin se këto janë vlera të larta për partinë. Ndërkaq, fjalët “Demokracia në Bullgari do të japë fjalën e fundit në zgjedhje” tregojnë se Donald Tusk nuk i përkrah provat për rrëzimin e qeverisë para kohe.

Çfarë takimesh do të zhvillohen në fundjavë dhe madje mu para mbledhjes në sallën plenare te henen pasdreke, askush nuk e di.

Një gjë është e sigurt – njëra palë, ajo e cila i udhëheq protestat, nuk do të sprapset. Diçka më tepër – një prej anëtarëve të “Trios së Helmuar” (e cila i organizon protestat) – Velisllav Minekov, do të jetë para Parlamentit Evropian në Bruksel mu para fillimit të debateve.

Po gjendemi para një situate, ku njëra palë nuk do të heqë dorë nga kërkesa për dorëheqje të qeverisë, ndërsa pala tjetër nuk ka aspak plane për të dhënë dorëheqje. Kështu në një mënyrë krejt të natyrshme kjo betejë u transferua edhe në Bruksel. Deri tani ajo shfaqej në protesta jo shumë të mëdha rreth Këshillit, kur liderët evropianë takoheshin për seancat, por tashmë po hyn në një etapë të re me emrin “Parlament Evropian”. Jemi në pritje të një situate interesante ditën e hënë, kur do të jenë debatet, dhe të enjten, kur do të votohet rezoluta.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..

botuar më 24-09-28 7.30.PD