Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryengritja e Madhе Popullore IV filloi, u bllokua rruga drejt Urës së Danubit

Foto: BGNES

Filloi Kryengritja e Madhe Popullore IV në qendër të Sofjes. Protestuesit ngulin këmbë për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev. Është ndaluar lëvizja në bulevardin “Car Osvoboditell” në të ashtuquajturin “trekëndësh i pushtetit”. Po vëzhgohet një përqendrim i madh policësh në rajon, transmetoi BNR.

Një protestë me automjete kundër qeverisjes së vendit po zhvillohet edhe në Ruse, ku është bllokuar lëvizja ne udhëkryqin në rajonin e pikëkalimit “Ura e Danubit”.

Bullgarët jashtë shtetit gjithashtu përkrahën protestat në Bullgari. Për ditën e sotme janë parashikuar aksione proteste në Hagë dhe Londër, nesër në Manhajm, Këln, Hamburg, Munih, Bruksel, Londër dhe Monreal. Bullgarët, të cilët banojnë jashtë shtetit, kanë bërë një video të përbashkët, ku në gjuhë të ndryshme i drejtojnë qeverisë dhe prokurorisë pyetje të Grupit të Monitorimit për Demokracinë, Sundimin e Ligjit dhe të Drejtat Kryesore (DRFMG) pranë Parlamentit Evropian. Projekti ka qëllim të tregojë intolerancën e bullgarëve ndaj shkrirjes së mafies me shtetin.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD