437 mijë bullgarë të varfër do të marrin paketa me ushqime të nevojës së parë. Financimi është i Fondit për Ndihmë Evropiane. Produktet ushqimore do t’u dërgohen nevojtarëve që nga kjo javë me ndihmën e Kryqit të Kuq Bullgar. Janë parashikuar 6 500 tonë ushqime me vlerë 15.7 mln leva /rreth 7.85 mln euro/.
Familjet prej një ose dy anëtarësh do të marrin nga një paket me ushqime, ndërsa ato prej tre, ose më shumë anëtarësh – dy paketa. Produktet do të jepen kundrejt prezantimit të kartës së identitetit në 309 pika në mbarë vendin, kurse iniciativa do të vazhdojë deri më 30 nëntor. Listat me emrat e njerëzve që do të ndihmohen përgatitet nga Agjencia për Ndihmë Sociale.
Pesha e një pakoje ushqimore është afro 23 kg dhe përfshin konserva prej mishi dhe perimesh, miell, oriz, spaghetti, salcë prej domatesh, sheqer, ose vaj ulliri.
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni..