Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eurodepuetët janë duke shqyrtuar sot protestat në Bullgari

| rinovuar më 20-10-05 7.10.MD
Foto: Parlamenti Evropian

Në lidhje me protestat antiqeveritare në Bullgari që po vazhdojnë tashmë disa muaj sot në orën 20.00 (orë bullgare) eurodeputetët do të shqyrtojnë rezolutën për Bullgarinë, e cila do të votohet më 8 tetor, transmetoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova. Në dokument shënohet se në Bullgari ka keqësim të konsiderueshëm të parimeve të shtetit juridik, demokracisë dhe të të drejtave kryesore civile. Shprehet shqetësim edhe për lirinë e mediave dhe kushtet e punës të gazetarëve gjatë 10 viteve të fundit.

Para debateve prof. Velislav Minekov nga “Trioja e Helmuar”, e cila i organizon protestat në Bullgari, bashkë me bullgarë të tjerë do të dëgjohen para Këshillit Evropian.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Ministrisë së Financave

Ministria e Financave prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025

Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..

botuar më 25-02-19 8.46.PD
Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD