Tri PCR teste për Covid-19 do të duhet të bëjnë Linda Zeqiri dhe motrat Stefani dhe Gabriela Stoevi përpara pjesëmarrjes së tyre në turneun e fortë ndërkombëtar në badminton nga "World Tour Super 750" në Odenzë të Danimarkës me një fond dekorimi 750 000 dollarë. Gjatë mbërritjes për në turneun, i cili do të zhvillohet nga data 13 deri më 18 tetor ato do të duhet të tregojnë një PCR test negativ, të bërë 24 orë më parë. Në aeroport përsëri do t'i nënshtrohen një PCR testi. Kurse një test i tretë do t'u bëhet gjatë mbërritjes në hotel. Gjatë një testi negativ sportistet do të duhet të mbeten 24 orë nën një karantinë në dhomat e hotelit, pas së cilës do të kenë të drejtë të fillojnë përgatitjen e vet në sallë. Informata është e Radios Kombëtare Bullgare.
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..