Puna e komisionit historik midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të ndryshohet. Ajo duhet të udhëhiqet nga një plan me afate konkrete, me tema dhe rezultate, me zgjerimin e debatit drejt shkollave dhe universiteteve në të dy shtetet.
Kjo theksohet në një memorandum të Klubit Kulturor Bullgar Shkup, i cili është organizata e bullgarëve maqedonas. Dokumenti iu dërgua kryeministrave të të dy vendeve dhe institucioneve evropiane.
Marrëdhëniet në keqësim për shkak të interpretimeve të ndryshme dhe kontradiktore të historisë së përbashkët nuk lejojnë avancim në punën e komisionit për çështjet historike. Nuk përjashtohet që situata që u ashpërsua para negociatave me BE-në të shfrytëzohet nga qendra jashtë Shkupit dhe Sofjes, theksohet në dokument.
Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..
Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të “Lukoil”, njoftoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Shumica qeverisëse, e mbështetur nga DPS - Fillimi i Ri..