Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria prapë është pjesë e Fushatës Evropiane Nata e Lakuriqëve të Natës

Foto: arkiv

Në Bullgari hasen 33 lloje të lakuriqeve të natës nga 35 të mundshme në Evropë. Lakuriqët e natës sjellin shumë dobi sepse hanë insektet të cilat i dëmtojnë bujqësisë. Apeli i mbrojtësve të natyrës dhe të vullnetarëve që organizojnë fushatën informative “Nata e Lakuriqëve në Bullgari” eshte qe te theksohet se secili duhet të ndihmojë në përhapjen e informacionin për rëndësinë e lakuriqëve të natës.

Sivjet fushata do të vere  theksin mbi përhapjen e Covid-19. Duhet të themi, se konsultues të Konventës për Mbrojtjen e Llojeve Migruese të Kafshëve të Egra (CMS)konkloduan se lakuriqët e natës nuk përhapin infeksionin dhe se nuk ka dëshmi për infektim të njerëzve me koronavirus nga lakuriqët e natës.

Nata e 24 e Lakuriqëve të Natës do të zhvillohet me etape në qytete të ndryshme të Bullgarisë. Qëllimi është të tregohet se lakuriqët e natës nuk janë kërcënues dhe dëmtues për njeriun, se ata sjellin dobi në natyrë dhe në mjedisin urban.

Për herë të parë Nata Evropiane e Lakuriqëve të Natës u shënua në vitin 1990 në Francë dhe në Poloni. Sot kjo natë organizohet në më se 30 shtete ndër të cilët edhe Bullgaria.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klubi i grave dhe familjeve bullgare në Hamburg feston 20-vjetorin

Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..

botuar më 25-11-22 9.00.PD

Kujdes, ari! Një ngjarje në Karllovo rinovoi debatin për bashkëjetesën me grabitqarin

Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..

botuar më 25-11-22 8.00.PD

"Tregu i Profesioneve" mbështet orientimin në karrierë të të rinjve

Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...

botuar më 25-11-21 6.10.PD