Dhjetëra vende të shenjta që nga agimi i njerëzimit janë të shpërndara nëpër skajet më të largëta të Rodopeve. Por, për to dihet shumë pak. Shkaku - ato heshtin mes shkëmbinjve dhe shkurreve, larg nga itineraret turistike dhe kureshtja njerëzore, kurse një pjesë jo e vogël prej tyre madje akoma nuk është studiuar nga arkeologët. Por, banuesit vendas i njohin shumë mirë këto struktura mijëvjeçare dhe i këndojnë dhe popullarizojnë në folklorin e vet dhe në legjendat. Kështu ka lindur iniciativa për popullarizimin e vendeve të shenjta sekrete trake në rajonin e qytetit Velingrad.
Ideja është e dy të rinjve nga qyteti Velingrad - motër e vëlla. Marija dhe Petër nuk janë historianë për nga profesioni, por entuziazmi i tyre dhe kureshtja i shpien deri tek vendet më të paarritshme të malit, ku ndeshen mbi gjetje unikale. “Filluam të kërkojmë një informacion për këto objekte nga banuesit vendas, u konsultuam me arkeologë dhe arritëm deri tek konkluzioni se, kjo pasuri nuk duhet të mbetet e fshehtë nga bota tjetër!” - thotë Maria Markova.
Sipas saj në rajonin e Velingradit ka 68 struktura të lashta. Pjesa më e madhe prej tyre janë të panjohura për shkencën.
“Këto janë kryesisht vende të shenjta shkëmbore trake. Flasim për një periudhë që përpara 3500-4000 vjetëve.Në to ka gropa rituale të ruajtura,sharapanë, dolmenë, shpella-mitra - tregon Marija. Hasim mure karakteristike për këtë periudhë, si dhe një sasi të madhe prej qeramike. E gjithë kjo është vepër e dorës së njeriut që përpara mijëra vjetëve. Gjatë muajit të fundit vetë ne fare rastësisht u ndeshëm me 3 struktura të pastudiuara.
Më kureshtari prej tyre është një sarkofag. Mbi të ka disa shenja të gdhendura. Shkenca zyrtare pohon se trakët nuk kanë pasur shkrim, por pavarësisht nga kjo gjithnjë e më shumë gjejmë artefakte, mbi të cilat dallohen shenja të panjohura. Mjerisht sarkofagu është i thyer-mbase nga thesarvjedhësit. Në fakt pjesa më e madhe e objekteve në rajon janë të gërmuar prej tyre, por mjerisht nuk janë studiuar nga arkeologët. Një shembull tjetër - u ndeshëm me disa vaska rituale të gjata 2 metra dhe të gjera 1 metër e gjysmë . Asnjë nuk e di se për çfarë kanë shërbyer. Mbase kanë qenë të përdorura për rituale fetare nga fisi trak besi, i cili ka jetuar nëpër këto troje.”
Një pjesë e konsiderueshme nga këto objekte janëterra incognita për shkencën zyrtare. Por, kjo u jep një oreol edhe më mistik. Në pritje që të zbulohen dhe të studiohen, strukturat e strukura në zemrën e malit, e ndezin imagjinatën jo vetëm të shkencëtarëve, por dhe të aventuristëve. Dëshira të ndihen zbulues të një bote të humbur i çon në rajonin e Valingradit, kurse aty i presin Marija dhe Petër.
“Ne zhvillojmë safare historike nëpër rrugën e trakëve- tregon Marija. Organizojmë transport, sigurojmë guit, i cili t’i shoqërojë deri në vendin e shenjtë. Aty ju tregojmë absolutisht çdo gjë të cilën ne dimë për objektin e caktuar. Vijnë më tepër njerëz të rinj – ata janë shumë mirë të njohur me historinë tonë. Përveç kësaj interesohen nga energjia e këtyre vendeve, me qenë se banuesit vendas sot e kësaj dite shkojnë dhe shërohen aty.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Marija Markova
Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..
Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat shtrihen në mijëra dekarë në rajon. Këtu vera është pjesë e përditshmërisë dhe kulturës së njerëzve...
Në brigjet e liqenit të qytetit Pravec u hap një park i ri kulturoro-historik, i cili shtrihet në 14 dekara. Atraksioni “Bullgaria Lend” ofron një mundësi unike për t’u njohur me trashëgiminë bullgare, të paraqitur në përmasa të zvogëluara. Ka modele të..