Rezoluta e miratuar nga Parlamenti Evropian për superioritetin e ligjit në Bullgari provokoi shkëmbimin e deklaratave në Kuvendin Popullor.
Dragomir Stojnev nga Partia Socialiste Bullgare tha, se Evropa tregoi, se demokracia bullgare është e sëmurë.
Patriotët e Bashkuar u zemëruan nga tekstet e miratuara. Sipas tyre “me forcë imponohet Konventa e Stambollit e cila është antikushtetuese dhe flitet vetëm për korrupsion – një problem të rëndë për mbarë BE-në”.
Toma Bikov nga GERB tha, se rezoluta nuk tregon qëndrimin e Evropës por të socialistëve. Ai theksoi: “Nuk do të lejojmë që në Evropë të funksionojë standard i dyfishtë. Një rezolutë e tillë nuk është e miratuar edhe për Korenë e Veriut. Fakti se në Bullgari ka protesta dëshmon se vendi është demokratik.”
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..