Banuesit e qytetit Ruse sot, 10 tetor, përfshihen në aventura, që të tregojnë se përmes lojës mund të pasurojnë dijet e veta për simbolet, kureshtjet dhe bizhuteritë e fshehta të qytetit të vet.
Loja aventureske “Historia është gjallë” nuk është thjesht një dëfrim, por një mundësi të zgjohet vëmendja drejt njohjes së trashëgimisë kulturore dhe historike. Në të pjesëmarrësit garojnë në automobila retro dhe moderne dhe motoçikletë, si dhe në biçikleta. Çdo një mjet transporti kalon përmes një itinerari individual, në të cilin gjenden godina historike. Që të mund ta evitojnë, ekuipazhet duhet të demonstrojnë dije për të kaluarën e qytetit dhe të tregojnë një shkathtësi. Ata marrin gjithashtu udhëzime, të cilat i orientojnë drejt destinacionit tjetër të rrugës - pyetje për historinë e një godine të caktuar, përshkrim i fakteve, një detyrë logjike ose fotografi.
“Ideja për lojën lindi nga fakti se, të rrethuar nga bukuria dhe arkitektura e qytetit Ruse, ne e pranojmë si një të dhënë – tregon Desisllava Vasileva, kryetare e bordit të auto-moto klubit “Rusçuk”, i cili është organizator i ngjarjes. Të përshpejtuar në ditën tona të ngarkuara, ne ecim mes trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit, pa e vënë re fare. Kurse ajo është këtu, e gjallë dhe është afër nesh dhe sot, "duke na parë" nga ndonjë qoshe ose duke kaluar rreth nesh - për shembull derisa vërtiten gomat e një makine të bardhë Citroen nga viti 1954, pronë e Petër Pençevit nga klubi ynë”.
Desisllava Vasileva nuk zbulon se cilat kureshtje të qytetit do të përmbushin me pengesa itineraret e konkurrentëve. “Sepse një pjesë e lojës është të mund të shikojmë se kush e njeh më mirë historinë e qytetit Ruse dhe të monumenteve të tij arkitekturore. Do të them vetëm se, objektet janë të mëdha, të njohura dhe ne duhet të njohim historinë e tyre”, shton ajo.
I vendosur përgjatë lumit Danub , qyteti Ruse konsiderohet si një qytet aristokratik me një frymë romantike, një magnet për shumë turistë të ardhur me tokë ose nëpër ujë.
“Qyteti tërheq si me arkitekturën e vet të shkëlqyer, kështu dhe me të kaluarën e vet të pasur historike - thotë akoma Desisllava Vasileva. Në vendin , ku sot gjendet qyteti Ruse, gjatë shekullit të II përpara lindjes së Krishtit është ngritur një kala antike romake Seksaginta Prista, e cila ka luajtur rolin e një fortifikimi dhe të një porti nëpër kufirin e Republikës Romake. Gjetje të shumta arkeologjike dëshmojnë për ekzistencën e një qyteze trake akoma përpara formimit të kalasë. Rreth qytetit gjendet dhe qyteti mesjetar Çerven – një nga qendrat më të rëndësishme të Mbretërisë së Dytë Bullgare krahas kryeqytetit Tërnovgrad. Ruse shpesh është quajtur “Vjena e Vogël”, për shkak të godinave të veta të shumta - monumente të kulturës, në arkitekturën e të cilave janë gërshetuar disa stile, mes të cilave neobarok dhe neoklasicizëm.
Mes simboleve të qytetit janë ndërtesa fitimprurëse, e ndërtuar në fillim të shekullit të kaluar prej arkitektëve vjenez, dhe Monumenti i Lirisë, i cili u kushtohet luftëtarëve dhe vullnetarëve bullgarë”.
Loja do të përfundojë në një poligon makinash, ku do të ekspozohen mjetet e transportit, një pjesë nga trashëgimia kulturore dhe historike e qytetit. Përveç dekorimit të fituesve, aty do të zhvillohet dhe një garë për një drejtim me mjeshtëri të automobilave dhe të motoçikletave. Dhe meqenëqë në qytetin Ruse gjatë vitit 1897 është zhvilluar shfaqja e parë kinematografike, dita do të përfundojë me nderim ndaj artit vizual – që nga automobilat e tyre spektatorët do të shikojnë filmat bullgarë “Kthimi” dhe “Të egër e të lumtur”.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFoto: arkiv, Facebook / auto-moto klubit “Rusçuk”
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..