Anna Bernabich është kryeministrja e re e vjetër e Serbisë
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i dorëzoi mandat të ri qeveritar kryeministres në detyrë Anna Bernabich. Bernabich është kryeministre e Serbisë që nga 29 qershori i vitit 2017. Ajo është gruaja e parë kryeministre e vendit. Kabineti do të ketë dy ministri të reja dhe pothuajse në 50% do të jetë i përbërë prej grave, deklaroi Vuçiç. “Bernabich mbronte ashpër vendin e vet në mandatin e mëparshëm, nuk u bënte lajka as qendrave të huaja në fuqi, as atyre të brendshme”, tha presidenti. Do të ketë një portofol të ri ministror për të drejtat e njeriut, barazitë gjinore dhe dialog me shoqërinë. Për herë të parë do të ketë dhe një ministri të veçantë për familjen, fëmijët dhe demografinë. Pas konsultimeve me partnerët e koalicionit nga Partia Socialiste, Bernabich do të duhet të shpallë emra konkret ministror.
Një gjykatë greke ka shpallur partinë neofashiste “ Agimi i Artë” për organizatë kriminale
Partia Ekstremiste e djathtë “Agimi i Artë” është një formacion i organizuar kriminel, vendosi Gjykata e Apelit në Athinë. 7 ish deputetë nga partia janë me akuzë për krijimin ose për pjesëmarrje në një organizatë kriminele. 15 aktivistë të partisë janë të njohur për të fajshëm për vrasjen e raperit Pavlos Fisas dhe për akoma dy krime të tjera të lidhura me sulme kundra një të huaji dhe kundra sindikatave. Të pandehurit janë gjithsej 68, kurse procesi kundra tyre vazhdon dhe zvarritet që nga viti 2015. “Agimi i Artë” mohon çdo lidhje të drejtpërdrejtë me sulmet dhe e përshkruan procesin dhe akuzat si “një komplot i paparë” për kufizimin e popullaritetit të tyre në rritje. Agjencia REUTERS rikujton se gjatë kohës së krizës së borxhit, në periudhën e vitit 2012 nga një formacion margjinal politik me një retorikë ksenofobie, aji është kthyer në një forcë të prezantuar parlamentare.
Presidenti turk Rexhep Erdogan Provokoi një krizë të re në Qipro
Plazhi pranë vendpushimit fantazmë Varosha në pjesën veriore të Qipros të kontrolluar nga Turqia që nga viti 1974, është fronti më i ri në betejën për ishullin e ndarë. Me vendim të presidentit turk Rexhep Erdogan Republika Turke e vetëshpallur e Qipros Veriore hapi ditën e enjte plazhin për vizita, duke i lënë pas dore paralajmërimet se, kjo mund të kërcënojë provat për bashkimin e ishullit, shkruan Bloomberg. Aksioni çoi deri në shpërbërjen e qeverisë së koalicionit të turqve qipriot. Ai qe dënuar nga Nikozia, Bashkimi Evropian dhe Rusia, të cilët e shpallën për të paligjshëm dhe në kundërshtim të rezolutës së posaçme të OKB-së për qytetin e pushtuar dhe të braktisur Famagusta. Ditën e diel më 11 tetor në shtetin e panjohur do të zhvillohen zgjedhje presidenciale, të cilat shpreson që t’i fitojë kryeministri i përkrahur nga Ankaraja Ersin Tatar.
Komisioni Evropian kritikon demokracinë në Turqi
Bisedimet për aderimin e Turqisë ndaj Bashkimit Evropian janë të ngrira. Demokracia në vend ka erëzuar, kurse pavarësia e gjykatave po shkatërrohet, konstaton Komisioni Evropian në raportin e vet vjetor për vendin, transmetoi agjencia REUTERS. Brukseli kritikon përqendrimin e madh të pushtetit në duart e presidentit turk, gjë e cila ka kontribuar për keqësimin jo vetëm të kushteve për lirinë e fjalës, por dhe për punën e bankës qendrore, dhe e ka bërë ekonominë turke më të prekshme, kurse kjo e largon Turqinë nga anëtarësia në Bashkimin Evropian. Ankaraja e përcaktoi raportin si paragjykues dhe jo konstruktiv, kurse kritikat si të pabazë. Ministria e Jashtme Turke nënvizoi se, pavarësisht nga kjo vendi mbetet i angazhuar me dëshirën për një anëtarësi evropiane.
Rumania po investon në autostradë dhe në hekurudhë me shpejtësi të lartë
Rumania vendi me infrastrukturë më të keqe në Bashkimin Evropian , po ndërton linja hekurudhore dhe rrugë me ritëm të shpejtë, që t’i kundërvihet kaosit ekonomik të shkaktuar nga Covid-19, shkruan Bloomberg. Shteti me një popullsi prej 20 milionë vetave gjatë vitit 2019 ka shtuar mezi 42 kilometra me autostrada. Përveç hekurudhës me një shpejtësi të lartë nga Bukureshti deri në aeroportin e kryeqytetit Otopeni, qeveria miratoi përfundimin dhe të autostradës transkarpate drejt Hungarisë me vlerë 900 milionë euro. Shpresa është që rruga të jetë gati deri më 6 vjet.
Serbia dhe Kosova mund të mbeten të huaj të pavarur
Në qoftë se Kosova dhe Serbia nuk arrijnë marrëveshje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të përbashkëta, do të vazhdojnë të funksionojnë si dy shtete fqinje, të cilat nuk njihen bashkë, deklaroi kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. Kjo thënie qe bërë gjatë kohës së konferencës së përbashkët të shtypit me komisionarin evropian për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe fqinjësi të mirë Oliver Warheli, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Hoti deklaroi se ka përparim në dialog dhe duhet të gjenden mënyrat për evitimin e temave të vështira, që të mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare. Ai nënvizoi se, në Kosovë ekziston një konsensus publik për procesin e dialogut, gjë e cila u ripohua dhe nga Warheli. Sipas komisionarit evropian bisedimet nuk janë të lehta, por duhet të zhvillohet “inercia, e cila është krijuar”.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNESNjë parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..