Në një konferencë për shtyp në Sofje me homologun e saj maqedonas Bujar Osmani Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva tha se Bullgaria gjithmonë e ka përkrahur sovranitetin e Maqedonisë së Veriut. Kurrë nuk kemi pasur pretenca territoriale dhe nuk e kemi hedhur poshtë të drejtën e vetëidentifikimit të fqinjëve tanë. Tani është e domosdoshme dhe nga ana e Maqedonisë së Veriut të njohë disa realitete historike, transmetoi BGNES.
Bullgaria nuk dëshiron diçka më shumë se sa zbatimi i klauzolave të Traktatit të Fqinjësisë së Mirë. E tillë është edhe klauzola për gjuhën në Traktatin e nënshkruar dhe ne insistojmë që ajo të përfshihet në të gjitha dokumentet dypalëshe. Nuk kemi pretenca të reja. Apeloj dhe shpresoj se nuk do të krijohen probleme atje ku nuk i ka, tha gjithashtu Zaharieva.Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..