Profesori Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës së Sëmundjeve Ngjitëse dhe të Parazitit tha para bTV se shtabet krahinore do të marrin vendime për masat në varësi të të dhënave për përhapjen e Covid-19 në rajonet përkatëse. Shtabi Operativ Kombëtar do të japë vetëm rekomandime. Profesori tha se tani duhet të tregohet kujdes më të madh ndaj azileve dhe spitaleve që të mos kthehen në vatra të përhapjes së infeksionit. Tani për tani në shkollat nuk ka probleme. Specialisti rekomandoi shfrytëzimin e gjerë të testeve të shpejta kështu që të shpëtohet sistemi shëndetësor.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..