“Masat eventuale për mbylljen e njerëzve në shtëpitë e tyre janë absurde. Ato nuk do të ndalojnë vetëm do të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit.” Këtë e tha për BNR docenti Andrej Çorbanov udhëheqës i departamentit “Imunologji” në Akademinë Bullgare të Shkencave.
Ai saktësoi se virusi nuk përhapet në të hapur por në kolektiva. “Në se prapë do të mbyllemi në shtëpitë pa takuar njerëz të tjerë do të kufizohet përhapja e virusit vetëm midis njerëzve më të afërt në familje”, tha imunologu.
Ai shtoi se situata e tanishme do të ripërtëritet pasi hiqen masat kufizuese. “Virusi nuk do të kalojë derisa nuk do të takojë të gjithë pritësit e vet potencialë. Doemos do të ketë edhe një grup të madh njerëzish të cilët nuk do të bëhen pozitivë”, tha në përfundim docent Çorbanov.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..