Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kate Winslet në film për një kripto-mbretëreshë bullgare

Kate Winslet
Foto: arkiv

Kate Winslet do të luajë në një film për mashtrime me kripto-valutë OneCoin, pas së cilës qëndron bullgarja Ruzha Ignatova. Filmi do të sqarojë aferën famëkeqe të miliardave, që përpara ca kohe tronditi rrethet financiare dhe do të mundohet të hedhë dritë mbi mekanizmat e piramidës financiare dhe të personalitetit të bullgares së kërkuar.

Projekti është me titull pune “Falsifikat” („Fake“). Tema është në bazë të romanit të Jen Makadam, në të cilin autorja ndjek pjesëmarrjen e vet në skemën “Ponci” të OneCoin. Bashkë me familjen dhe shokë të vet Makadam investon 300 000 dollarë në OneCoin dhe humbet ato. Sipas vlerësimeve të autoriteteve amerikane, me OneCoin janë larë më të paktën 1,2 miliardë dollarë në mbi 20 shtete. Truri i cili qëndron pas OneCoin është Ruzha Ignatova, e kërkuar pa sukses nga drejtësia amerikane për më shumë se dy vjet.

Ruzha Ignatova

Në rolin e Makadamit do të mishërohet mbajtësja e “Oskarit” Kate Winslet, e cila është dhe bashkëproducente e filmit, bashkë me vet Makadam. Regjisor dhe skenarist do të jetë Skott Z. Burns  i cili qe skenarist i filmit “Infektim” (Contagion).



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuadro nga filmi

Filmi "Triumfi" me Maria Bakallovën është propozimi bullgar për çmimet "Oskar"

Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..

botuar më 24-09-04 10.48.PD

Sofja në vitet '70 në fotografi unike arkivore

Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..

botuar më 24-09-01 10.35.PD

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD