Iniciatorët e protestave civile në Bullgari nga e ashtuquajtura “Trio e Helmuar” bënë thirrje për pjesëmarrje në masë në Kryengritjen e pestë me radhë të Madhe Popullore. Ajo është planifikuar për datën 16 tetor – dita e 100 e protestave. Kërkesat janë për dorëheqje të Kryeministrit Bojko Borisov, të Kryeprokurorit Ivan Geshev, për zgjedhje para afatit, për thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor dhe për ndryshime në Kushtetutë.
Protesta e djeshme e 97 me radhë në Sofje kaloi qetë. Protestuesve shpërndaheshin imitacione bankënotash si njëfarë aluzioni për Bojko Borisovin, i cili disa muaj para përfundimit të mandatit të vet filloi të flasë për rritje të pensioneve dhe të pagave të mësuesve dhe pedagogëve në universitete. Procesioni tradicional bllokoi përkohshëm lëvizjen në Orllov Most (“Ura e Shqiponjave”), transmetuan reporterët e BNR-së.Dy sindikatat më të mëdha në Bullgari – Konfederata e Sindikatave dhe Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa” – po organizojnë një veprim paralajmërues protestues para ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Ajo është e planifikuar për 31 tetor,..
Të ardhurat e nevojshme mujore për të mbajtur një person të punësuar, që jeton vetëm, në shtator 2025 ishin 1547 leva (748 euro). Për një familje me tre anëtarë dhe një fëmijë deri në 14 vjeç nevojiten 2785 leva (1346 euro). Këto të dhëna i bëri të..
Prof. Vili Lilkov dhe avokati Petër Sllavov paralajmëruan Këshillin për Mediat Elektronike për transmetimin e paligjshëm të filmit me seri të vitit 1969 “Në çdo kilometër”, raporton faqja e Shoqatës së Gazetarëve Bullgarë (sbj-bg.eu). Në një letër..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë..
Me ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit, Bullgaria do të ruajë pozicionin e saj strategjik në rajonin e Evropës Juglindore. Këtë e siguroi ministri..