Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja e Energjetikës: Nuk mund të heqim dorë nga projekti për centralin atomik “Belene”

Ministrja Petkova
Foto: BGNES

“Vendi ynë nuk mund të heqë dorë nga ndërtimi i blloqeve të reja në centralin atomik “Belene”. Një prej shkaqeve për këtë është se centralet që punojnë me qymyrgure duhet të dalin nga eksploatimi. Me vendim të qeverisë po vazhdon zbatimi i projektit, i cili është sipas një dizajni rus, vuri në dukje Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova në një intervistë për Televizionin Nova.

Sa i përket ndërtimit të bllokut të ri të shtatë në centralin “Kozlloduj” ajo tha se qëllimi kryesor i Bulgarisë është diversifikimi i resurseve energjetike. “Po orientohemi drejt SHJBA-së, që të informohemi për teknologjitë e reja mbi të cilët po punojnë” – saktësoi Ministrja.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shërbimet bankare në Bullgari janë ndër më të arritshmet në BE

Shërbimet bankare në vendin tonë janë ndër më të arritshmet në BE, sipas një analize të Shoqatës së Bankave në Bullgari. Sipas saj, bankat në vendin tonë ofrojnë normat më të ulëta të interesit në Evropë për kreditë e dhëna rishtazi për familjet për..

botuar më 25-05-21 6.58.MD
Zheço Stankov

Bullgaria nuk do të ndalojë termocentralet me qymyr në dimër

Bullgaria nuk do të detyrohet të mbyllë termocentralet me qymyr ose impiantet e ngrohjes qendrore me qymyr gjatë periudhës së dimrit, tha ministri i energjetikës Zheço Stankov para fillimit të forumit RE-Source Southeast 2025, i cili po zhvillohet në..

botuar më 25-05-21 3.09.MD

Bullgaria është ndër eksportuesit kryesorë të bimëve medicinale në Evropë dhe në botë

Vitet e fundit, në Bullgari janë mbledhur dhe përpunuar 15 000 tonë barëra. Pothuajse 90% e tyre eksportohen. Ekzistojnë mbi 200 bimë medicinale që përdoren gjerësisht në industrinë farmaceutike, kozmetike dhe ushqimore. Tregtia aktive..

botuar më 25-05-21 11.21.PD