Në Athinë presidenti bullgar Rumen Radev dhe kryeministri grek Kiriakos Micotakis diskutuan perspektivat e partneritetit strategjik midis Bullgarisë dhe Greqisë, investimet reciproke dhe bashkëpunimin në siguri.
Presidenti Radev tha se sfidat para sigurisë regjionale kërkojnë qëndrim të përbashkët evropian.
I përbashkët ishte qëndrimi, se lidhjet energjetike, transportuese dhe digjitale në Evropën Juglindore janë me rëndësi jo vetëm për regjion por edhe për gjithë BE-në.
Bullgaria dhe Greqia japin shembull, se në Ballkan mund të ketë paqe, fqinjësi të mirë, bashkëpunim të frytshëm. Këtë e tha presidenti Rumen Radev në takimin me homologen e tij greke Ekaterini Sakellaropullu. Marrëdhëniet dypalëshe bazohen në vizionin e përbashkët për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon, tha presidentja greke Ekaterini Sakellaropullu.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..