Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është optimist i matur për zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme me Bullgarinë. Ai deklaroi, se për Shkupin tani me më shumë rëndësi është të mbrojë interesat e veta, duke evidentuar në të njëjtën kohë edhe interesat e Sofjes. Ai pranoi se ka mundësi që konferenca e parë ndërqeveritare të mos zhvillohet, por kjo nuk është në interes të të dy popujve. Zaev refuzoi t’u japë përgjigje pyetjeve konkrete për të mos ulur shanset për bisedime të suksesshme.
Nuk ka marrëveshje të re me Bullgarinë, por forcim të komunikimit midis të dy vendeve në shumë nivele, njoftoi në Facebook edhe ministri i jashtëm maqedonas Bujar Osmani. Ai e vlerësoi si pozitive vizitën e vet në Bullgari.
Një rrugë e re për Bashkimin Evropian u përvijua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj vjetor për gjendjen e Bashkimit para eurodeputetëve në Strasburg disa ditë më parë. Shkurt, baza e kësaj rruge të re..
Bullgaria është ndër vendet që pritet të bllokojnë shumicën e propozimeve të Komisionit Evropian për sanksione kundër Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës, shkruan "Politico". Kjo pritet të ndodhë më 17 shtator, gjatë një takimi në..
Në kuadër të një vizite pune në Shqipëri sot, më 16 shtator, ministri i mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zaprjanov, mori pjesë në panelin "Vendet e Evropës Juglindore si garantues të sigurisë së Bashkimit Evropian" në Forumin për Ndërlidhje – Tirana..