Për stinën dimërore do të shpresojmë krejtësisht tek turistët bullgarë, deklaroi para Televizionit Kombëtar Bullgar kryetari i Asociacionit Bullgar të Lokaleve Riçard Alibegov.
Pritet që të vijnë turistë nga Rumania dhe Izraeli. Bullgarët treguan se i pëlqejnë vendpushimet tona. Ne pamë se çfarë ndodhi verën. Në jug të Burgasit ishte plotë njerëz deri më 15-20 shtator. Duke pasur parasysh situatën jashtë shtetit ka pak të ngjarë që nga atje të vijnë turistë.
Turisti bullar do ta shpëtojë sektorin, ishte kategorik Riçard Alibegov. Sipas fjalëve të tij pronarët e restoranteve kanë marrë sigurimin e Ministrit të Shëndetësisë se lokalet nuk do të mbyllen, por duhet të shtrëngohet kontrolli dhe të kontrollohet respektimi i masave kundër koronavirusit.Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..