Inspektoratet shëndetësore rajonale po fillojnë inspektime masive në vendet publike - nëpër qendrat tregtare dhe nëpër objektet e tjera tregtare, nëpër klubet e natës, për respektimin e masave kundra epidemike, njoftoi ministri i shëndetësisë Kostadin Angjellov në brifingun e Shtabit Operativ Kombëtar. Në mbikëqyrjen do të përfshihen Ministria e Punëve të Brendshme dhe shumë institucione të tjera me funksione kontrolluese, meqenëse po vihet re një “luhatje tek njerëzit sa i përket disiplinës”, sipas fjalëve të ministrit. Inspektimet do të bëhen gjatë gjithë kohës dhe do të arrihet deri në mbylljen e objekteve, në qoftë se ato refuzojnë të kryejnë rekomandimet e Inspektorateve Rajonale Shëndetësore.
“Ka një tendencë drejt rritjes së numrit të pacientëve të rinj”, tha akoma Kostadin Angjellov. Në një nivel kombëtar spitalet akoma disponojnë shtretër të mjaftueshëm për pacientë me Covid-19, por në krahinat e veçanta fillojnë të ndihen vështirësi, shtoi ministri. Në të ardhmen spitalet do të mund të pranojnë përgjithësisht 7307 veta me simptoma më të lehta dhe 1108 për një terapi intensive. Aktualisht janë të zëna 19% nga shtretërit për pacientë pa një nevojë për një reanimim respirator dhe 6% prej këtyre për një shërim intensiv.
Më e rëndë është situata në dy zona - Bllagoevgrad dhe Tërgovishte, ku është konstatuar sëmundshmëri tek 120 veta në çdo 100 mijë. Prandaj dhe nga shtabi apelojnë që qytetarët t’u shmangen udhëtimeve deri në këto rajone, që të mos të përhapet infektimi.
172 nxënës dhe 165 mësues aktualisht janë me teste pozitive, informon ministri i arsimit Krasimir Vëllçev. Çdo ditë nëpër shkolla infektohen 5 ose 6 veta dhe 5 nxënës në njëmijë nuk marrin pjesë në orët e mësimit, saktësoi ai.
Në brifingun qe përsëritur se nuk ka kuptim të futen masa më të rrepta duke pasur parasysh se dhe ato të tanishmet nuk respektohen në mënyrë rigoroze. Ministri i shëndetësisë përsëri rekomandoi të mbahen maska në vendet e mbyllura, vendet të ajrosen shpesh, të qëndrojnë njerëzit në distancë dhe të tregohet një disiplinë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..
Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër vjet më vonë, të mbushur me edhe më shumë dhimbje, ata e përkujtojnë ditën e tyre të veçantë, të..