Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Gabrovo krenohet me një Çmim Evropian për ekologji

Foto: arkiv

Çmimi “Gjethja e gjelbër Evropiane” për vitin 2021 i qe dhënë qytetit bullgar Gabrovo. Komisioni Evropian i ka vlerësuar investimet në efikasitetin energjetik dhe përmirësimin e mjedisit urban, por po kështu dhe arritjet në mbledhjen e ndarë të plehrave dhe fushatat me qytetarët, njoftuan nga administrata vendase.

“Ne jemi qyteti i vetëm në Evropën Qendrore dhe Lindore, i cili e ka fituar dekoratën në historinë e saj pesëvjeçare”, u lavdëruan ata.

Qyteti bullgar, i njohur si kryeqyteti i humorit dhe i shakasë, është kandidat për herë të tretë në garën ekologjike. Sivjet qyteti Gabrovo arriti deri në final bashkë me akoma 4 qyteteve të tjerë – ato danezee Elsinore, Nyborg dhe Ringkobing-Skjern dhe qyteti finlandez Lappeenranta. Çmimi gjithashtu mbart një çmim në para prej 75 mijë euro.

Ceremonia mbi dekorimin /shpallja e çmimit është në minutën e 37/.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozië në Sofje tregon talentin e nxënësve nga shkollat moldave

Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..

botuar më 25-11-11 7.00.PD

"Ariu në kontekstin e ekoturizmit" është tema e një takimi në Smoljan

Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..

botuar më 25-11-11 4.05.PD

Eurodeputeti Andrej Kovaçev bëri thirrje për ndryshime në Ligjin për Shtetësinë Bullgare

Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..

botuar më 25-11-10 6.21.MD