Zaev: Kam dëshirë që vizita ime e parë zyrtare në një shtet fqinj të jetë në Bullgari
“Mbi problemin me Bullgarinë po punohet dhe shumë shpejt pres që të vizitojë Sofjen - para Procesit të Berlinit”. Këtë e ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cituar nga agjencia BGNES. “Dua që ta vizitoj Bullgarinë dhe nuk e fsheh dëshirën time që vizita ime e parë zyrtare në një shtet fqinj të jetë në Bullgari për shkak të miqësisë, sepse kështu e fillova mandatin tim të parë dhe shpresoj se, gjatë kësaj periudhe shteti arriti suksese të mëdha”, nënvizoi Zaev. Në fillim të muajit nëntor në Sofje do të zhvillohet një samit i vendeve të Procesit të Berlinit, i cili sivjet bashkëkryesohet nga Bullgaria dhe nga Maqedonia e Veriut.
Vuçiç dhe Lajçak: Çdo gjë, e cila është lidhur si marrëveshje, duhet të kryhet
Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës duhet të vazhdojë, kurse Serbia është e vendosur që të arrijë kompromise. Gjithçka, e cila është e lidhur si marrëveshje, duhet të kryhet. E tillë është pozita e përbashkët e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog midis Serbisë dhe Kosovës Miroslav Lajçak pas takimit të tyre më 15 tetor, transmetoi agjencia BGNES. Presidenti serb i përcaktoi bisedimet si konstruktive. “Ne jemi gati për dialog dhe do të shkojmë në Bruksel për bisedime, që të mund të arrijmë një vendim kompromisi dhe të normalizojmë marrëdhëniet”, deklaroi Vuçiç. Lajçak theksoi se, është kundra vendosjes së afateve për zgjidhjen e çështjes kosovare dhe kundra kësaj, që procesi të përshpejtohet në mënyrë artificiale. Ai nënvizoi, se ky proces është i lidhur me të ardhmen evropiane të të dyja vendeve.
Në Qipro një skandal e ndërpreu programin “Shtetësi kundrejt investimit”
Kryetari i parlamentit të Qipros Dimitris Siluris dha dorëheqje për shkak të skandalit të korrupsionit. Për këtë njoftoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Qipro Branislava Bobanac. Siluris shpalli dorëheqjen e tij pas një presioni të fort shoqërorpër ta liruar postin pas zbulimeve për pjesëmarrje në një skemë të korruptuar për dhënien e të ashtuquajturave “pasaporta të arta”. Sipas videos të shpërndarë nga “Al Xhazira” ai ka propozuar që të ndihmojë një biznesmen kinez me dënim për të marrë një shtetësi qipriotë kundrejt investimeve. Për shkak të pjesëmarrjes në të njëjtën skemë , nga parlamenti iku dhe një deputet nga partia kryesore opozitare AKEL. Duke dhënë dorëheqjen e tij, Siluris deklaroi se, në asnjë mënyrë nuk e ka shkelur ligjin. Si rezultat i skandalit ditën e martë qeveria e ndërpreu programin “Shtetësi kundrejt investimeve”.
Sllovenia ndaloi lëvizjen në 7 rajone për shkak të një bumi të koronavirusit
Sllovenia shpalli një karantinë të pjesshme në 7 rajone të vendit për shkak të rritjes së madhe të rasteve të koronavirusit, njoftoi agjencia BTA. Në këto rajone është shpallur kod i kuq, pasi numri i rasteve të rinj e ka tejkaluar pragun nga 140 në 100 000 veta. Për dy javë është futur një ndalim për mbledhjen e më shumë se 10 personave, mbajtja e maskave është e detyrueshme dhe në vendet e hapura, janë anuluar që të gjitha ngjarjet sportive si dhe ngjarjet e tjera me një grumbullim të madh të njerëzve. Gjatë udhëtimeve midis rajoneve kërkohet një dokument, i cili të mund të justifikojë udhëtimin.
Një atlet grek realizoi ëndrrën e një gruaje me aftësi të kufizuara për të shkelur në Olimp
Përpara disa ditëve vrapuesi në distanca të gjata Marios Xhanaku kaloi përmes sfidës së tij më domethënëse, duke u ngjitur në majën më të famshme Mitikas, duke mbajtur mbi kurrizin e tij Eleftheria Tosiu. Studentja 22 vjeçare në degën e biologjisë Eleftheria nga Selaniku, e cila vuan nga një e metë fizike, njihet me Xhanakun përpara rreth një muaji dhe tregon përpara tij për ëndrrën e vet për t’u ngjitur në një nga majat më të njohura në Greqi, njofton sajti uspelite.bg. Deri në këtë moment Marios e ka kaluar me sukses këtë itinerar 50 herë. Ai tregon se, hera e 51 për të ka qenë më emocionuese dhe speciale. Duke e mbajtur vajzën gjatë kohës të gjithë ngjitjes së tij 10 orësh, ai kalon nëpër një terren të vështirë, duke i dhuruar një kujtim të paharrueshëm Eleftherias. Kalimi është i ndihmuar nga një ekip prej akoma 8 vetave.
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..