Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Daniel Montiglio nga Kili përpara Radio Bullgarisë

Burokracia dhe standardi i dyfishtë janë pengesat kryesore para të huajve në Bullgari

Foto: arkiv personal

A është gjë e lehtë të lësh mbrapa jetën e vet të mëparshme , që të ndjekësh ëndrrat e veta në Bullgari? Del se jo! Por ia vlen, mendon kiliani Daniel Montiglio.

Daniel e takon bashkëshorten e tij të ardhshme në një anije krociere dhe kjo ka qenë një dashuri që në shikim të parë. Ai vendos që ta ndjekë dhe në Bullgari dhe të krijojë familje dhe biznes këtu, në mijëra kilometra nga atdheu i tij. Kjo rastis përpara më shumë se 15 vjetëve. Sot Daniel jeton në qytetin Varna, ka mësuar gjuhën bullgare dhe fare nuk i vjen keq për zgjedhjen që ka bërë. Tani arrin që të mendojë veprimin e tij të guximshëm duke u ndihmuar dhe “vëllezërve të tij të tjerë me të njëjtin fat”. Në këtë mënyrë lind ideja për një platformë speciale në internet në ndihmë të të huajve në Bullgari. Pohon se, gjëja e parë e cila i ka bërë përshtypje këtu është ...natyra. “Këtu ka gjelbërim të shumtë! Dhe Deti i Zi është kaq i bukur dhe i ngrohtë, nuk është si në Santiago, në qytetin tim . Aty mungon gjelbërimi, kurse uji në Oqeanin Paqësor është i ftohtë...” - thotë Daniel. Por shton se, akoma me mbërritjen e vet gjatë vitit 2005 është ndeshur seriozisht me barrierën gjuhësore. “Shumë pak bullgarë zotërojnë gjuhë të huaja dhe më qe mjaft vështirë që të integrohem dhe të përballoj administratën vendase” - sqaron ai:

“Por, që atëherë ndryshuan shumë gjëra, por akoma është në dukje problemi me burokracinë. Akoma është mjaft e vështirë që të nxjerrësh dokumente, çdo gjë duhet të përkthehet, të legalizohet. Jetojmë në shekullin e 21, kur shumë nga këto veprime mund të bëhen online, por këtu institucionet akoma po punojnë në bazë të metodës së vjetër, kurse informacioni, në qoftë se ai ekziston, “jepet me copë” - nga pak. Nuk ka një portal shtetëror, ku çdo gjë të jetë e mbledhur në një vend në disa gjuhë. Prandaj vendosa të krijoj një platformë në ndihmë të të huajve në Bullgari.”  

Daniel pohon se shumë të huaj i drejtohen atij për ndihmë. Kurse problemi i tyre kryesor është se si të luftojnë burokracinë vendase. Kështu lind ideja dhe për You Tube kanalin e specializuar. 

Në të Daniel paraqet një informacion të dobishëm në gjuhën angleze.

“Të huajt nganjëherë ankohen nga të ashtuquajturin “Standard të dyfishtë” në sferën e shërbimit. Për shembull, u nevojitet të paguajnë taksa shumë më të larta në krahasim me bullgarët, pavarësisht se kjo nuk rregullohet nga ligji, vetëm me supozimin se nëse je i huaj, domethënë je më i pasur”-pohon Daniel. Përveç kësaj sa u përket investimeve të huaja, shteti i inkurajon investitorët e mëdhenj , të cilët mbërrijnë këtu me milionë eurot e veta, për llogari të sipërmarrësve më të thjeshtë e modest, të cilët duan të zhvillojnë biznes të vogël dhe të mesëm në vend.


Por, gjithsesi Daniel është i kënaqur nga jeta e tij në Bullgari. Pohon se, këtu ndihet i plotëvlefshëm dhe i qetë. I pëlqejnë bullgarët dhe fakti se mbajnë shumë për familjen dhe i ndihmojnënjëri-tjetrit. “Në Bullgari nuk ka rrezik. Fëmija juaj në klasën e 4 ende mund t’i hipë autobusit dhe qetë të shkojë në shkollë, pa ndonjë rrezik-kjo është gjë e pamenduar në ndonjë vend tjetër. Por dhe distancat janë të vogla! Dhe shton: Po, është e vërtetë se këtu ka probleme të shumta, se njerëzit nuk janë të kënaqur nga qeveria, por kjo nuk do të thotë se “e shkatërruan vendin” – siç po dëgjoj shpesh të ankohen bullgarët.  

Unë gjithmonë them se-në qoftë se do që të bësh një biznes të madh dhe të bëhesh milioner-shko në Kaliforni dhe ndiqe qëllimin tënd. Por, në qoftë se do që të gëzosh një jetë të qetë familjare, të punosh atë, që të pëlqen dhe je në një harmoni me veten tënde dhe me të tjerët përreth – Bullgaria është për tu preferuar.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Facebook/ Fondacioni Kujtesa Bullgare

Të diplomuar në Bullgari, mjekët e Prespës së Vogël kthehen për të ndihmuar bashkatdhetarët

Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..

botuar më 25-10-25 5.25.MD

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD

Do të flemë një orë më shumë më 26 tetor

Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..

botuar më 25-10-25 7.10.PD