Pas njohjes zyrtare të pakicës etnike bullgare në Shqipëri në vitin 2017 ajo disponon të gjitha të drejtat, përfshi këtu dhe mundësinë për mësimin e gjuhës amtare, vuri në dukje Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj para Nënpresidentes Ilijana Jotova, njoftoi zyra e shtypit e Presidencës.
Nënpresidentja bullgare e falënderoi palën shqiptare për njohjen e minoritetit bullgar dhe shprehu dëshirë që shtetasit shqiptarë me prejardhje bullgare të mësojnë gjuhën bullgare në shkollat shqiptare. Në vitin 2017 Ilijana Jotova u takua me shoqatat bullgare në Tiranë dhe Gora dhe që prej atëherë ajo mirëmban marrëdhënie të shkëlqyera me to. Nënpresidentja vuri në dukje se aktualisht bullgarishtja mësohet në mënyrë fakultative në Universitetin e Tiranës dhe shtroi çështjen që ajo të mësohet në një kurs, ose profil në kuadrin e disiplinës “Filologji Sllave”
Në takim u shqyrtua edhe regjistrimi i popullsisë në Shqipëri gjatë vitit 2021. “Jam e bindur se shteti shqiptar do të bëjë të gjitha përpjekjet që të mos ketë presion mbi minoritete”, theksoi Jotova. Nga ana e vet Ministri Cakaj nënvizoi shprehimisht se regjistrimi i popullsisë do të zhvillohet në kushtet e një transparence të plotë.
Integrimi evropian i vendeve nga Ballkani Perëndimor ishte një theks tjetër në bisedime. “Jemi të bindur se anëtarësia evropiane e Ballkanit Perëndimor është garant për stabilitetin në tërë regjionin dhe në Evropë”, deklaroi Ilijana Jotova.
Miku shqiptar shprehu njohjen e vjet për përkrahjen e pandërprerë të Bullgarisë dhe shtoi se megjithë problemet e BE-së për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër dhe se Evropa e Bashkuar nuk do të jetë e tërë pa Ballkanin Perëndimor.
Nënpresidentja bullgare propozoi krijimin e grupeve të punës mes dy shteteve tona. “14 vjet më vonë Bullgaria mund të jetë një këshilltare shumë e mirë jo vetëm për çështjet politike, por edhe për ato teknike”, shënoi ajo dhe theksoi rëndësinë e Procesit të Berlinit për zhvillimin e kësaj pjese të Evropës, por shprehu keqardhjen e vet se projektet në kuadrin e tij nuk zhvillohen me tempin e domosdoshëm, sidomos sa i përket Korridorit Nr. 8.
Nënpresidentja ia dhuroi Ministrit Cakaj vëllimin e parë të librit të doc. dr. Spas Tashev “Komunitetet bullgare në Ballkanin Perëndimor. Proceset politike dhe pasojat etnografike dhe demografike (1913-2019)” kushtuar Shqipërisë.Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..