Këtë mbrëmje do të zhvillohet protesta e 101 kundër pushtetarëve në Bullgari. Protesta do të mbahet në vendin tradicional në qendër të Sofjes – para godinës së Presidencës.
Dita e djeshme e 100-të e protestave të shpallur si “Kryengritja e Madhe Popullore – 5”, kaloi në kushtet e një shiu të rrëmbyeshëm dhe të njëfarë tensioni mes protestuesve dhe policisë.
Të pakënaqurit bënë thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Bojko Borisov, të Kryeprokurorit Ivan Geshev dhe të drejtorit të përgjithshëm të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Emill Koshllukov, njoftuan reporteret Nadezhda Nikollova dhe Cvetelina Stojanova.
Protestuesit morën përkrahje në vendin e protestës nga eurodeputetë nga Kroacia dhe Vendet e Ulëta. Eurodeputetja Ramona Strugariu u përfshi nëpërmjet një video – lidhjeje. Ajo shpalli se fitorja e arritur në Bruksel është fitore e çdo bullgari, i cili gjatë 100 ditëve të fundit ka protestuar në sheshe.
Shpërtheu tension edhe para godinës së BNT-së, pasi dhjetëra protestues u përpoqën të hyjnë në godinë, duke shfaqur dëshirë për të marrë pjesë në programin për analiza politike “Panorama”, ku në këtë moment drejtuesi i programit Bojko Vasilev intervistonte Arman Babikjan nga “Trioja e Helmuar” – iniciatori i protestave. Kundër godinës hidheshin sende dhe një prej qelqeve të BNT-së u thye.
Në qytetin Veliko Tërnovo gjithashtu u zhvillua një miting dhe procesion proteste. U bllokua përkohshëm lëvizja në qendër të qytetit.Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..
Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..