Kryeministrat e Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut Bojko Borisov dhe Zoran Zaev duhet të merren vesh në takimin mes tyre muajin tjetër në Sofje se “Goce Dellçev është maqedonas në kuptimin regjional të fjalës dhe bullgar nga pikëpamja e përkatësisë së tij popullore-etnike, i cili ka lindur në krahinën gjeografike të Maqedonisë”, shkroi në Facebook Antonijo Milloshoski - deputet nga VMRO-DPMNE dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut gjatë qeverisjes së Nikola Gruevskit, transmetoi BTA.
Burime të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut mendojnë se në takimin në Bullgari më 11 nëntor Zaev dhe Borisov do ta pranojnë këtë formulë, sepse ajo është e aplikueshme edhe për personalitete të tjera kontradiktore historike, si Dame Gruev, Nikola Karev, Gjorçe Petrov, Panko Brashnarov etj., thuhet në informacion.
Në Shkup po dëgjoj gjithnjë e më shumë shqetësime se marrëdhëniet me Bullgarinë po përdoren si një justifikim i përshtatshëm për mungesën e vullnetit ose aftësisë për të ndërmarrë reformat e nevojshme. Nuk dua ta besoj këtë, deklaroi ambasadori bullgar..
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare nuk ka të drejtë të shprehet e vetme për një referendum kombëtar. Kjo u bë e qartë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me refuzimin e ish-Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova për të paraqitur për..
Italia heton pretendimet për "gjueti njerëzish" në Sarajevë në vitet 1990 Prokuroria në Milano ka nisur një hetim mbi të dhëna tronditëse për ‘safari snajperësh’ të organizuara në Bosnjë gjatë luftës në fillim të viteve ’90. Thuhet..