Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov kërkoi nga Ministri i Shëndetësisë për ta detajuar urdhëresën për maskat

Foto: EPA/BGNES

“Nesër hyn në fuqi urdhëresa e Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angellov për mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambientet e hapura. Po insistoj që në urdhëresë të përshkruhet çdo një detal! Duhet t’u shpjegohet njerëzve se kur njeriu ecën vetëm në rrugë, ngas biçikletë, shëtit në park, ose është në vende publike, ku nuk ka grumbullim njerëzish nuk ka nevojë për të veshur maskë. Në qoftë se ke dëshirë mund ta bëjë, por vetëm sipas dëshirës së tij” – shkroi në profilin e vet në Facebook Kryeministri bullgar Bojko Borisov.

Ai theksoi se respektimi i rreptë i masave do të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe mjekëve. Qeveria ka caktuar gati 2.5 milion euro për blerjen e Remdesivir për të siguruar trajtim për pacientët me Covid-19 deri në fund të Marsit 2021.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja dhe interesante nga vreshtat në të gjithë vendin

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..

botuar më 25-11-28 5.55.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD