Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkupi është i gatshëm të ripohojë premtime suplementare ndaj Bullgarisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev
Foto: BGNES

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deklaroi se Shkupi është i gatshëm të deklarojë me gojë, ose me aneks pranë Traktatit të Fqinjësisë të Mirë mes dy vendeve tona se Maqedonia e Veriut nuk ka pretenca territoriale ndaj Bullgarisë dhe nuk do të përzihet në politikën e saj të brendshme, transmetoi BTA.

Nuk ka nevojë për një marrëveshje të re dhe Bullgaria është dakord me këtë. Jemi gati të ripohojmë sukseset e arritura nga komisioni për çështjet historike dhe të angazhohemi me forcimin e bashkëpunimit, tha gjithashtu Zaev.

Shkupi dhe Sofja tashmë kanë nënshkruar Traktat të Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, ku thuhet se asgjë e shkruar në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut nuk mund të interpretohet si bazë e ndërhyrjes në punët e brendshme të Bullgarisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata Kushtetuese u shpreh për refuzimin e referendumit për euron

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare nuk ka të drejtë të shprehet e vetme për një referendum kombëtar. Kjo u bë e qartë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me refuzimin e ish-Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova për të paraqitur për..

botuar më 25-11-18 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Italia heton pretendimet për "gjueti njerëzish" në Sarajevë në vitet 1990 Prokuroria në Milano ka nisur një hetim mbi të dhëna tronditëse për ‘safari snajperësh’ të organizuara në Bosnjë gjatë luftës në fillim të viteve ’90. Thuhet..

botuar më 25-11-14 7.55.MD
Udhëheqësi i

Asen Vasilev mbi përzgjedhjen e menaxherit special të “Lukoil” në Bullgari: "Një shaka e keqe"

Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..

botuar më 25-11-14 4.42.MD