Kreu i Shtetit Rumen Radev u dorëzoi urdhra bullgarëve të shquar. Rumen Radev tha se krenohet për t’i dhënë këto çmime në vigjilje të 1 nëntorit – Dita e Iluministëve bullgarë.
Ivan Terziev – regjisor dhe pedagog, mori urdhrin “Shenjtorët Kirill dhe Mertodij” me gjerdan. Regjisori Nikollaj Georgiev, Rashko Ivanov, i cili ka punuar shumë vite me radhë në fushën e marrëdhënieve bullgaro-kroate akademike dhe arkitekti Llozan Llozanov morën urdhrin “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” – shkallë e parë. Donka Koprinkova, dirigjente dhe udhëheqëse artistike e korit “Sllavjansko Edinstvo” (“Uniteti Sllav”) mori urdhrin “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” – shkallë e dytë.
Me urdhrin “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” shkallë të parë u dekorua profesori Nikollaj Zheçev për kontributin e tij në shkencën historike. Studimet e tij kushtuara luftërave revolucionare të bullgarëve gjatë Rilindjes gjejnë njohje si në vendin tonë ashtu edhe jashtë shtetit.
Profesoresha Nevena Caçeva gjithashtu u dekorua me urdhrin “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” shkallë të dytë për kontributin e saj në zhvillimin e arsimit mjekësor. Ajo është themeluesja dhe udhëheqëse e parë e katedrës “Mjekësi të punës” pranë Universitetit Mjekësor në Sofje.
Me medalje “Për merita” u dallua bashkëpunëtori i vjetër shkencor doktor Aleksandër Skordev për punën e tij në shkencat inxhinierie dhe për praktikën e tij si fizikan.
Bullgaria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për perspektivën evropiane të Malit të Zi, siguroi presidenti Rumen Radev homologun e tij malazez Jakov Milatoviq, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai theksoi se..
Është dhjetëfishuar numri i shkeljeve të zonës me emetim të ulët në qendër të Sofjes, ku u ndalua hyrja e makinave të kategorisë së parë dhe të dytë, tha kryetarja e Bashkisë së Sofjes për ekologji, Nadezhda Bobçeva. Zona u aplikua për muajt..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit. Data u zgjodh për shkak të të ashtuquajturit "Aksion i Kjustendillit" nga viti 1943. Atëherë me..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të kryejë rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve që iu caktua nga Gjykata Kushtetuese (KQ). Kjo do të sqarojë..
Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të..
Partia “Vëzrazhdane” i dërgoi kërkesë zyrtare presidentit Rumen Radev për shpalljen e referendumit për ruajtjen e levës bullgare, shkroi në Facebook..