Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të kërkojë mënyra që të ndihmojë me mjete evropiane punëdhënësit, të cilët duhet ta ndalojnë veprimtarinë e tyre për shkak të pandemisë, tha para gazetarëve Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva.
Sipas fjalëve të Ministres, e cila mori pjesë në një mbledhje të Komisionit Social Parlamentar, do të kërkohet vendim për të gjitha veprimtaritë e prekura ekonomike. Po mendohet edhe një mekanizëm për dëmshpërblime direkte të punonjësve, pa pjesëmarrjen e punëdhënësit.
Në kuadrin e buxhetit të sigurimit shoqëror janë parashikuar rreth 350 mln euro për papunësi dhe në qoftë se ajo kufizohet deri në 7% nuk ka pengesa që me ndryshime të brendshme t’i drejtohen më shumë mjete masës 60/40, vuri në dukje Saçeva.Partia opozitare "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) bëri thirrje për një protestë dhe bllokim të ndërtesës së Kuvendit Popullor për të penguar miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Deputetët po diskutojnë buxhetin në lexim të parë. PP mori..
Mbi 3000 antika me vlerë mbi 100 milionë euro u sekuestruan gjatë një operacioni ndërkombëtar, koordinuar nga Sofja, njoftoi policia greke. Një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së antikave u godit me mbështetjen e Evropolit dhe Evrojustit. U..
Koha për referendum për euron kaloi pa kthim, deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova, transmeton BGNES. “Nuk shoh asnjë arsye që presidenti Rumen Radev të paraqesë edhe një herë në parlament propozimin e tij për referendum për euron. Vendimi i..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..
Bullgaria përshëndet përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së dhe presidentit Donald Trump për ndalimin e zjarrit dhe vendosjen e një paqeje të drejtë dhe..