Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeprifti Serafim Janev: Iluministët na ndihmojnë të gjejmë rrugën drejt përjetësisë

Në një botë të zotërimeve të pasurisë, të posteve të larta, të lajkatarëve, të cilët gjatë lëvizjes tjetër të rrotës do të jenë të parët të cilët do t’i heqin sytë prej nesh, harrojmë t’i japim vetes një ushqim shpirtëror, i cili të na lartësojë mbi kotësinë dhe të zhvlerësoj materialen - sepse Zoti një ditë do të përshëndesë vetëm shpirtin tonë të ruajtur dhe të mbrojtur. Mes nesh ama gjenden dhe barinj, të cilët kanë ndërmarrë misionin  të kërkojnë ata të cilët janë ndarë nga kopeja, që t’u tregojnë se asnjëherë nuk është vonë të gjejnë rrugën, përderisa bëjnë vepra të mira.

Jo vetëm i mbyllur në kishë, por dhe duke ju përkushtuar kauzave të ndryshme në ndihmë të nevojtarëve - në këtë mënyrë kryeprifti Serafim Janev e kupton misionin e tij si klerik. Ai kujdeset për mirëqenien e rreth dhjetë kishave, kontribuon për hapjen e qendrave sociale dhe çdo verë hap për fëmijët portat e manastirit “Shën Gjergji Fitimtari” në Kremikovci, në të cilin ai shërben si abat. Për shkak të bëmave të shumta filantropike ati Serafim është i nominuar për iluminist të vitit në Fushatën Kombëtare të Radios Kombëtare Bullgare.

“Iluministi i parë jo rastësisht është Shën Joan Rillski - shenjtori më i madh bullgar, i cili me anë të viktimës së tij personale dhe me këtë se ka fituar Zotin në vetvete, shpërndan mirësi mes të gjithë popullit dhe sot e kësaj dite - thotë kleriku. Me shembullin e vet iluministët  mund të na ndihmojnë jo thjesht të arrijmë të përkohshmen, por dhe të gjejmë rrugën drejt përjetësisë, siç është dhe kuptimi i jetës njerëzore. Ky nominimi im është për qindra ndihmësit, simpatizues të kauzave dhe qëllimeve tona të përbashkëta në manastirin në Kremikovci, në bashkitë Gorna Malina dhe Elin Pelin, të cilët sakrifikojnë të tyren për të qenë të dobishëm për të gjithë njerëzit ".

Një iluminist bashkëkohor mes nesh qe Gjyshi Dobri - thotë akoma kryeprifti. Dhe sot mbetet i gjallë vizioni i plakut, i cili sikurse ka dalë nga një tregim i klasikëve tanë, i cili me një kupë të vogël në dorë kërkon lëmoshë nga lutësit, për t’ia dhuruar kishës.


Gjyshi Dobri kishte një mision kryesor, por ai nuk kuptohej nga të gjithë - thekson ati Serafim Janev. Shumica i drejtonin vetes pyetjen se përse ai nuk i dhuron paratë e mbledhura shtëpive për fëmijë ose azileve për pleq, ose njerëzve të cilët kanë nevojë për operacion, po rinovon kisha dhe manastire. Ai thjesht donte të na tregonte se shpëtimi është pikërisht në kishë dhe të na detyrojë të jemi të mëshirshëm, që të mundet përmes mëshirës, të cilën ne e bëjmë dhe Zoti të jetë i mëshirshëm ndaj mëkateve të secilit prej nesh.”

Pikërisht mbi vlerat e përgjithshme njerëzore, të pakrahasueshme për nga vlera me ato materialet, mundohet që t’i mësojë fëmijët ati Serafim në kohën e kampeve verore në manastirin e Kremikovcit.

“Çdo kamp ka dy misione kryesore - i pari është që fëmijët të dinë se Zoti është miku dhe shoku ynë dhe se ai gjithmonë do të na vijë në ndihmë, mjaft që ta kërkojmë –tregon ati Serafim. Dhe e dyta është se që nga të gjithë ne varet se çfarë njerëzish do të jemi, si do të sillemi njëri me tjetrin dhe do të jetojmë bashkë si shoqëri. Këto vlera  nuk janë të kota dhe do të na ndihmojnë  dhe neve personalisht, si dhe popullit tonë”.

Sado dhe paradoksale që të tingëllojë, madje dhe pandemia nga koronavirusi, e cila deri në këtë moment mori milionë viktima nëpër botë, mund të duket si një bekim, beson kryeprifti Serafim Janev. Sepse e rikthen të gjithë jetën tonë dhe na nxjerr nga rrjedha nëpër të cilën sillemi ditë pas dite.

“Shikojmë se edhe vendet me një mjekësi më të përparuar nuk mundin në një mënyrë njerëzore të përballojnë pandeminë - thotë ati. Shikojmë sesi presidentë dhe personalitete shtetërore në një nivel më të lartë i drejtohen kishës të mund të kërkojë një ndihmë nga Zoti. Dhe sado i vështirë që të jetë ky moment, mendoj se është i dobishëm, sepse ndryshon rrugën e secilit prej nesh, e ndihmon të shkëputet nga materializmi dhe të kujdeset për veten e vet”.

Një ditë një tufë bletësh fluturuan nga kisha e vjetër e manastirit. Që atëherë ati Serafim i përkushton një pjesë nga koha e vet rritjes së këtyre krijesave të Zotit. “Ato kanë përfshirë të gjitha përpjekjet e veta që të mund që të gjithë të jenë mirë”, thotë kleriku. Dhe jep si shembull sesi asnjë bletë nuk bën dredhi, nuk tregon pakënaqësi. Mbase sepse e di, se që të mund të kalojë dimrin e gjithë kosherja, duhet të kryej punën e saj.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dhimitër Pandovski nga Korça: "Ne jemi bullgarë dhe asgjë tjetër!"

Krahas rajoneve historiko-gjeografike të Gorës dhe Gollobordës, popullsi kompakte bullgare ka edhe në pjesën juglindore të Shqipërisë. Edhe pse migrimi ekonomik i viteve të fundit ka pasur një ndikim negativ, bullgarët në rajonin e qyteteve Korçë,..

botuar më 24-03-09 11.10.PD
Silsila Mahbub

Silsila Mahbub: "Qëndrimi ndaj refugjatëve të Lindjes së Mesme duhet të ndryshojë"

Jeta e miliona njerëzve në mbarë botën, të cilët jetojnë në një sërë sfidash jetësore - luftë, uri, varfëri, duket e pakuptueshme për botën perëndimore, pjesë e së cilës janë Evropa dhe Bullgaria. Kjo është arsyeja se pse ne i pranojmë historitë e fateve..

botuar më 24-03-05 5.10.MD

Nënkryetari i një bashkie shqiptare kërkon një jetë më të mirë për bullgarët në Shqipëri

Agron Nuredinaj prej disa muajsh është pjesë e administratës së re bashkiake të qytetit të Kukësit në veri të Shqipërisë. Qendra bashkiake është përgjegjëse edhe për fshatrat në rajonin e Gorës, ku një popullsi me origjinë bullgare dhe me vetëdije..

botuar më 24-02-03 7.30.PD