"Në qoftë se Republika e Maqedonisë së Veriut i njeh rrënjat bullgare të gjuhës dhe kombit të saj kjo do t’i vërë fund tensionit në marrëdhëniet tona dhe mundësisë që Bullgaria të vendosë veto për fillimin e negociatave për anëtarësim evropian”, deklaroi për agjencinë Rojters Ekaterina Zaharieva – zëvendëskryeministre dhe ministre e jashtme e Bullgarisë.
“Jemi gati t’i ripohojmë realitetet e tanishme, por ata duhet ta njohin të vërtetën historike”, nënvizoi Ministrja e Jashtme.
Ekaterina Zaharieva tha gjithashtu se shqetësimet e Bullgarisë më tepër janë lidhur me pretendimet e pandërprera të Republikës së Maqedonisë së Veriut për pakicë maqedonase te ne.
Agjencia Rojters rikujtoi fjalët e Kryeministrit maqedonas Zoran Zaev se identiteti dhe gjuha e vendit të tij nuk janë objekt debatesh.Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..