Maksim Behar u rizgjodh President i Asociacionit të Forumit Botëror të Komunikacionit në Davos, bëri të ditur portali m3bg.com.
Për mua është një nder i madh se jam rizgjedhur për një mandat të ri trevjeçar dhe se do të vazhdoj të punoj me liderë dhe ekspertë në fushën e komunikacioneve nga mbarë bota, me të cilët të kontribuojmë për realizimin e perspektivave të ardhshme para biznesit në një moment, kur ekonomitë botërore duhet të përballen me pasojat e pandemisë, komentoi Behar, i cili është nga themeluesit e Forumit Botëror të Komunikacionit gjatë vitit 2010. Ai është autor i një prej librave më të mirë për PR gjatë disa viteve të fundit – “PR revolucioni botëror”, i cili arriti një sukses të madh në SHBA.
“Të gjitha frikët për futjen e euros do të kapërcehen brenda një ose dy muajsh pas 1 janarit 2026, pas së cilës do të duhet të kombinojmë përfitimet.” Kjo u tha nga Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev në një takim informues mbi futjen e euros në..
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon që nga viti i ardhshëm paga minimale të bëhet 1213 leva ose 620,20 euro – 136 leva më shumë se aktualisht (1077 leva), deklaroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, pas mbledhjes së..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë rezultat, vendi renditet në vendin e 56-të nga gjithsej 165 shtete, duke u pozicionuar mes Greqisë..