Kryeministri Bojko Borisov dha urdhër që para çdo një spitali, shtetëror, ose privat, të ketë qendër pritjeje, ku pacientët të diagnostikohen dhe të orientohen ndaj ndihmës përkatëse mjekësore, transmetoi BTA.
Është me rëndësi që qytetarët të dinë se në qoftë se kanë qenë në kontakt me persona me COVID-19, duhet të vetizolohen menjëherë. Një sërë institucionesh shtetërore disponojnë baza hoteliere dhe sanatoriume, të cilat gjithashtu mund të përdoren për vendosje dhe pakësim të presionit mbi spitale.
Sipas Kryeministrit është me rëndësi të ketë zhdërvjelltësi dhe të vazhdojë zhvillimi i operacioneve të nevojshme. Jeta duhet të vazhdojë, theksoi Borisov, i cili është i bindur se deri në prill duhet të ketë vaksina kundër koronavirusit.Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..