Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe jeta akademike përmes vështrimit të studentëve nga jashtë

Foto: BGNES-arkiv

Edhe në vitin në të cilin mijëra rezervime turistike nga jashtë u anuluan për shkak të rrezikut nga shpërndarja e koronavirusit,vendi ynë mbeti një destinacion tërheqës për njerëzit e rinj, të cilët vijnë këtu, që të grumbullojnë dije në degë të ndryshme në shkollat tona të larta. Sipas të dhënave për lëvizshmërinë në arsimin e lartë në vendet e BE /sipas agjencisë Eurostat /, gjatë vitit 2018 tek ne  kanë mësuar studentë prej 115 shteteve. Në qoftë se kthehemi mbrapa, drejt vitit mësimor 2013/2014, do të shikojmë se për një periudhë prej 5 vjetëve ka një rritje me 33%. Dhe përderisa më përpara në shkollat e larta bullgare vinin më tepër të rinj nga vendet fqinje Greqia dhe Turqia si dhe bullgarë etnikë nga komunitetet tona jashtë shtetit, tani studentët e huaj tek ne janë me një përbërje më të larmishme.

Sipas një reference të universiteteve, në Bullgari vijnë studentë  madje nga destinacionet ekzotike si Shejsellet, Meksika, Kuba, Angola, Kenia, Eritrea, Taxhikistani. Pikërisht këta të rinj  nga pikët e largëta të botës, mbetën gjatë gjithë vitit 2020 në Bullgari për shkak të masave të jashtëzakonshme, të cilat kufizuan udhëtimet dhe imponuan një kontroll me test nëpër kufijtë.


“Vështirësi më të shumta në fillim kisha me gjuhën” - thotë Serxhio Olivejra nga Angola. Ai mëson në degën e inxhinierisë në shkollën e Lartë Ushtarako-Detare në qytetin Varna dhe është tek ne prej 3 vjetëve. Viti i parë ka qenë një vit përgatitor për mësimin e gjuhës bullgare.

“Më miratuan në bazë të një programi në shtetin tim për të mësuar jashtë shtetit dhe kështu erdha. Mësoj mekanikë, një gjë të cilën e pëlqej shumë. Bullgaria është një shtet shumë i bukur, këtu mund të mësoj shumë gjëra të reja. Klima është shumë më e ndryshme sesa në atdheun tim, këtu është shumë ftohtë. Kohën e izolimit social e kalova në Bullgari.  Pavarësisht se pata mundësi, do të ishte shumë e ndërlikuar po të isha kthyer në Angolë ku të vazhdoj mësimin tim nga distanca. Tre muaj mësuam në distancë, dhe provimet ishin në distancë. Unë i mora që të gjitha provimet. Qe mirë, por nuk e di si do të ndodhin gjërat sivjet.”

Një motivacion më të ndryshëm për mësimin e vet në Sofje ka Kristina Ivanova nga Ukraina. Ajo është trashëgimtare e një fisi të bullgarëve besarabë dhe vjen në vendin tonë me këmbënguljen e nënës së vet, por shumë shpejt bindet se ka marrë vendimin e drejtë.

“Njerëzit në Bullgari janë shumë të mirë dhe të përgjegjshëm. Pavarësisht se jam këtu prej kohe, akoma befasohem  se njerëzit duan të më ndihmojnë si një njeriu të huaj. Kur kthehem në Ukrainë unë nuk takoj një qëndrim të tillë. Akoma pas vitit të parë këtu kisha vendosur, se do të mbetem këtu përgjithmonë. Nuk kam ndërmend të shkoj në asnjë vend tjetër ashtu siç veprojnë shumë bullgarë të rinj. Bullgaria më jep çdo gjë për të cilën kam nevojë, që të mund të realizohem. Aktualisht unë po e ndryshoj fushën time, këtu kam një platformë të gjerë dhe një prani deri tek specialistët, gjë e cila në Ukrainë është shumë e vështirë. Aty sistemi është edhe më i mbyllur dhe arsimi do të ndryshojë nga e para.

Shkakun e vet për të ardhur në Bullgari e ka dhe Kristina Miteva 22 vjeçe, një trashëgimtare e një fisi të bullgarëve taurianë, të cilët janë vendosur në Ukrainë përpara dy shekujve.

“Vendosa të mësoj këtu meqenëse ka një program shtetëror për ne, përfaqësuesit e diasporës bullgare, mbi të cilin mund të studiohet në Bullgari. Ndihem shumë mirë, vendi është shumë i mirë , është qetë madje dhe në kryeqytet. Përfundova filologji angleze në qytetin Plovdiv dhe tani do të studioje për master në sigurinë korporatave në Sofje. Këtu niveli i mësimdhënies është mjaft i mirë . Mësoj këtu për shkak të nivelit të gjuhës angleze, në Bullgari më shumë njerëz e zotërojnë gjuhën, derisa në Ukrainë janë shumë pak. Unë mësoj dhe punoj njëkohësisht, kjo më duket sikurse është e detyrueshme në kohën e sotme, por nuk mendoj se puna e pengon mësimin. Ne studentët me një prejardhje bullgare jemi pak më specialë, sepse pas një farë qëndrimi këtu, marrim dokumente bullgare dhe me to pa problem mund të fillojmë punë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES-arkiv, BTA-arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD