“Muzikë në portrete” është një projekt kureshtar i virtuozëve folklorik nga Orkestra e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Dimitër Hristov. Përmes tij ata prezantojnë në detaje interpretues të njohur me një kontribut në zhvillimin dhe popullarizimin e muzikës bullgare.
Personat kryesorë veprues në koncertin e ardhshëm më 3 dhjetor, në se situata epidemiologjike do të jetë më e qetë, do të jenë gajdexhiu Pejo Peev, Petër Millanov (tambura dhe kitarë) dhe Magdalena dhe Dimitër Karamitevi (vokal dhe fyell).
Një gajdexhi i shkëlqyer dhe një solist shumëvjeçar i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare Pejo Peev është një nga interpretuesit më të kërkuar folklorik tek ne. Talenti i tij i një kompozitori, aranzhuesi dhe instrumentisti është prezantuar në albumin “Takime”, të cilin Pejo Peevi ia dhuroi publikut në fillim të vitit.
“Një suitë koncerti”- Orkestra për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare:
Kitaristi i talentuar Petër Millanov ka përfunduar Shkollën e Mesme Muzikore për instrumente popullore dhe këngë në fshatin rodopës Shiroka Llëka. Që nga viti 2002 punon në Ansamblin Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”. Specializimi i Petër Millanovit është tambura, por publiku e njeh dhe si kitarist me mjeshtëri tepër të mëdha. Ai merr pjesë në projekte të ndryshme ndërkombëtare në Evropë, Azi dhe në Shtetet e Bashkuara.
Në projektin “Muzikë në portrete” adhuruesit e folklorit bullgar do të kenë kënaqësinë të dëgjojnë interpretimet e shkëlqyera të këngëtares emblematike nga krahina e Stranxhës Magdalena Todorova dhe të fyelltarit Dimitër Karamitev.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..