Një anketim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon, se 37 për qind nga bullgarët nuk janë të prirë të imunizohen me vaksinën e ardhshme kundër Covid-19. Këtë e tha para bTV docent Mihaill Okolijski, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari. Krahasuar me evropianët, bullgarët janë të prirë të besojnë në teoritë e konspiracionit në lidhje me vaksinat. Vaksinimi është tradicionalisht i ulët në vend. Nga ana tjetër, gjatë viteve në Bullgari shumë pak është investuar në shëndetin publik dhe në parandalimin, theksoi Okolijski.
Sondazhi i fundit nga tetori tregon rritjen e skepticizmit shoqëror. 62 për qind thanë se janë të pafuqishëm përballë koronavisit dhe 60 për qind pranojnë se kanë frikë nga sëmundja. Kjo çon në rritjen e agresionit, përdorimit të alkoolit dhe të ilaçeve kundër depresionit, tha Okolijski.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..