Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U hap Samiti i vendeve të Procesit të Berlinit

Foto: BGNES

Ka shumë simbolikë që Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë mikpritëse të Samitit të Procesit të Berlinit. Kjo vjen të konfirmojë angazhimin tonë kategorik për zhvillimin e regjionit, tha kryeministri Bojko Borisov në përshëndetjen drejtuat Samitit të Procesit të Berlinit.

“Për ne është me rëndësi që në kuadrin e Procesit të Berlinit t’i kushtohet vëmendje speciale zhvillimit të infrastrukturës, sepse ky është sistemi më i rëndësishëm i Ballkanit nëpërmjet të cilit jetojnë si biznesi, ashtu edhe shtetasit. Ballkani Perëndimor përbën një treg të përbashkët nga 20 milion veta. Lidhjet infrastrukturore do t'u japin perspektivë të rinjve dhe përgjigje adekuate të krizës demografike, bashkëpunimit regjional dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, theksoi Borisovi.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Agjencia "Mjara": 81.2% e bullgarëve nuk besojnë se demokracia në Bullgari është reale

81.2% e bullgarëve nuk besojnë se demokracia në Bullgari është reale, 78.2% dyshojnë se tranzicioni ka mbaruar dhe 57.6% nuk ​​janë të bindur se ekziston një ekonomi tregu funksionale në vendin tonë. Të dhënat janë nga një anketë e pavarur nga..

botuar më 25-11-18 2.33.MD
Majkëll Makgrat

BE-ja pret nga Bullgaria dënime për korrupsion në nivelet e larta të pushtetit

Dënimet për korrupsion në nivelet e larta të pushtetit në Bullgari deri tani ishin të kufizuara. Nevojitet përparim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit në këto nivele. Këtë e deklaroi komisioneri evropian për drejtësinë, Majkëll Makgrat, pas..

botuar më 25-11-18 11.46.PD
 Rumen Specov

Nga “Lukoil” njoftuan se nuk do të ndërpresin aktivitetin dhe furnizimin me karburante në Bullgari

Shoqëritë e kompanisë ruse të naftës “Lukoil” do të vazhdojnë të punojnë me transparencë të plotë dhe furnizimet me karburante nuk do të ndërpriten. Kjo thuhet në një njoftim të firmës ruse, të nënshkruar nga administratori i ri i posaçëm tregtar,..

botuar më 25-11-18 9.27.PD