Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kujdesi para-spitalor me përgjegjësi të reja në luftën me Covid-19

Foto: arkiv

Në fillim të javës u bë e qartë se në 50 poliklinika në vend do të fillojnë të punojnë  të ashtuquajturat Covid-zona. Prej tyre 10 do të jenë në rajonin e Sofjes dhe rreth 40 në territorin e vendit. Pritet që qendrat e para diagnostike të fillojnë të punojnë akoma gjatë kësaj jave, ku për këtë qëllim do të lëshohen 6 milionë leva për financimin e tyre. Në këtë mënyrë një pjesë nga ngarkesa në Covid-repartet nëpër spitalet do të merret përsipër nga hallkat e specializuara në poliklinikat. Në to do të  zhvillohet vizita klinike prej mjekut, një test i antigjenit falas, analiza të gjakut dhe gjatë një nevoje radiografi të mushkërive.

“Për ne nuk është problem shumë shpejt të bëjmë një Covid-zonë të tillë, meqenëse ne e bëjmë këtë dhe në këtë moment - shënoi në intervistën e tij për Radion Kombëtare Bullgare doktori Vasill Vasilev, drejtor i qendrës së 12 Diagnostiko-konsultative. -  Covid pacientët janë mes nesh. Dhe tani njëri aparat radioskopik është i ndarë për këta të sëmurë, kurse tjetri është për të gjithë të tjerët. Menjëherë bëmë një organizim me hyrje nga jashtë dhe dalje drejt godinës së Covid-zonës. Pacienti hyn i bëhet një test i shpejt antigjeni. Rezultati del deri më gjysmë orë. Dhe në qoftë se pacienti ka nevojë për ekzaminimin pranë ka një kabinet mjekësor me mjek dhe infermiere. Gjatë analizave të caktuara me marrjen e gjakut dhe radiografi, të tilla do t’i bëhen, pa pasur një afërsi me pacientë të tjerë. Që të gjitha analizat do të mund të marren në rrugë elektronike. I jam shumë mirënjohës të gjithë ekipit tim, i cili qëndron pas meje. Punojmë që nga fillimi i pandemisë. Do të kem dhe dy specializantë, të cilët do të përfshihen në grafikun tonë”.

Njerëzit, tek të cilët saktësohet se është i domosdoshëm një shërim spitalor, do të transportohen nga urgjenca deri tek spitali përkatës. Për pacientët, tek të cilët është i domosdoshëm një shërim në kushte shtëpiake, do të kujdesen mjekët personal ashtu si dhe deri tani. Si një stimul shtesë, mjekët e përgjithshëm praktikues, të cilët ndjekin pacientë me Covid, do të marrin nga 1000 leva.

Nevojitet që ata përditë të regjistrojnë gjendjen e të sëmurëve në sistem dhe t’u japin rekomandime gjatë një vizite shtëpiake ose nëpërmjet telefonit sesi të shërohen.

Drejtimet për analizat do të jepen në rrugë elektronike, ku mjekët personal  do të mund të caktojnë dhe teste të shpejta antigjeni, gjatë ekzistencës së simptomave të caktuara.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të mbijetosh vështirë, apo si të plakesh me dinjitet me një pension bullgar

Pensionistët bullgarë jetojnë në kushte që nuk i lejojnë ta shijojnë plotësisht pleqërinë, ndryshe nga moshatarët e tyre në vendet më të zhvilluara, thotë psikiatri dr. Vlladimir Simov, i cili prej shumë vitesh e ushtron profesionin e tij jashtë..

botuar më 24-10-14 7.20.PD

Fantazitë e kungujve në Sevlievo

Sevlievo është "mbretëria e kungujve". Fruta e shijshme rritet me bollëk në këtë pjesë të Bullgarisë Veriore. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar një festival të veçantë, i cili zhvillohet në kuadër të panairit vjeshtor të Sevlievos. Këtë vit..

botuar më 24-10-12 7.45.PD

Një bullgar fitoi titullin "Sandviçi më i mirë" nga European Street Food Awards në Gjermani

27-vjeçari Cvetan Ivanov-Çoni - fitues i European Street Food Awards, konkursi i ushqimit në rrugë Bulgaria mori titullin "Sandviçi më i mirë" në finalen e garës evropiane në Saarbrucken të Gjermanisë, në konkurrencën e pjesëmarrësve nga 17 vende,..

botuar më 24-10-11 6.32.MD