Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forcat e opozitës kritikojnë masat anti-covid të qeverisë

Foto: BGNES

Protestë të qytetarëve përpara Ministrisë së Shëndetësisë provokoi një tension të shkurtër në kryeqytet. Shkaku për pakënaqësinë qenë masat e qeverisë kundra pandemisë, të cilat protestuesit i përcaktojnë si joadekuate. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare  lideri i formacionit të majtë ABV Rumen Petkov, përfaqësuesit e të cilit e përkrahën mos kënaqësinë civile, shpjegoi se, qëllimi i protestës  është që të paraqesë përpara shoqërisë prova të pafuqisë së qeverisë dhe të veprimeve kaotike në luftën kundër pandemisë.

“Kemi argumente për këtë dhe ato janë në korrespondencën tonë me Ministrinë e Shëndetësisë. Kërkuam prej tyre kopje të protokolleve të mbajtura nga mbledhjet e zhvilluara të Shtabit Operativ Kombëtar, siç i kemi kërkuar dhe nga vet shtabi. Na u përgjigjën se një dokumentacion i tillë nuk ruhet, me fjalë të tjera Shtabi Operativ Kombëtar nuk i ka propozuar asgjë qeverisë. Kjo është një korrespondencë nga fundi i muajit maj, por praktika vazhdon. Del se, mbyllja e hoteleve, shkollave, objekteve tregtare është vendim i ministrit të shëndetësisë dhe të qeverisë, meqenëse Shtabi Operativ Kombëtar nuk ka propozuar asgjë zyrtarisht, ose të paktën mungon një gjurmë dokumentare për një gjë të ngjashme.”

Një  pyetje tjetër të vënë nga partia, por e mbetur pa përgjigje është sesa nga të vdekurit e shpallur zyrtarisht se kanë vdekur nga Covid-19 u është bërë autopsi, sepse në këtë mënyrë mundet me saktësi të identifikohet shkaku për vdekjen.

Sa i përket ngarkesës së spitaleve dhe të pamundësisë t’u jepet një ndihmë adekuate çdo një që ka nevojë, Petkov është kategorik:  

“Akoma në fillimin e pandemisë folëm se duhet të përgatitet instruksion për këtë se kush pacient, kur të hospitalizohet, por asnjë nuk i ktheu vëmendje. Deri më sot një instruksion të tillë tek ne nuk ka, në ndryshim nga pothuajse të gjitha vendet evropiane.  Vendimi është subjektiv dhe të gjithë vrapojnë drejt spitaleve për shkak të frikës, e cila imponohet nga mediat. Paaftësia e ministrit të shëndetësisë të përgatis një instruktim të tillë është vdekjeprurëse për ne si shoqëri”.

Një kohë e shtrenjtë dhe e vlefshme për reagim dhe përgatitje të sistemit për valën e dytë të pandemisë është e lëshuar nga drejtuesit, mendon liderja e forcës së opozitës parlamentare - Partia Socialiste Bullgare Kornelia Ninova. Në intervistën e dhënë për Radion Kombëtare ajo vuri në dukje se, është i domosdoshëm një plan për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara gjatë viteve në sistemin e shëndetësisë dhe partia e majtë tanimë ka të tillë me 4 propozime.


“I pari është të vëmë njeriun në qendër të sistemit. Të pranohet që për personat e siguruar të kenë mundësi të garantuar 24-orëshe të kujdesit mjekësor falas dhe në kohë. Për personat e pasiguruar nga ana shëndetësore të ketë një paketë bazë prej shërbimeve mjekësore, të cilat të paguhen nga shteti”.

Një ngjashmëri në pozitat e formacionit ABV dhe të Partisë Komuniste Bullgare ka në këmbënguljen e tyre për të hequr statusin tregtar të spitaleve, ku kërkesa e Partisë Socialiste Bullgare parashikon, që paratë nga kontributet shëndetësore t’u paguhen atyre, të cilët ndryshojnë  statutin e vet. Kurse spitalet privat nga ana e tyre , kanë të drejtë  të mbeten shoqëri tregtare.

Një propozim tjetër i Partisë Socialiste Bullgare është dhe pakësimi i TVSH-së për ilaçet me 9%.

“Çdo një bullgar ka nevojë për këtë. Kemi dhe garanci se pakësimi i TVSH-së do të çojë dhe deri në uljen e çmimit të ilaçeve, në ndryshim nga mallrat e tjera, ku tregtarët mund të spekulojnë, sepse çmimi i ilaçeve do të jetë i rregulluar.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD