Një nga mënyrat që të përcaktohet aktiviteti i sipërmarrjes në një shtet të dhënë është të ndiqet numri i kompanive të reja të regjistruara. Të dhënat nga fillimi i vitit 2020 deri në muajin shtator tregojnë një ulje të pritur të kompanive të reja të regjistruara tek ne. Më e madhe është ulja gjatë muajit prill 2020, kur u hapën 65% më pak biznese të reja ose pothuajse 3000 më pak në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më përpara. Që nga muaji janar deri në shtator 2020 kanë qenë të regjistruar 9800 më pak persona të rinj juridik. Kjo barazohet në 25% ulje kundrejt vitit 2019. Shkaqet janë masat kufizuese gjatë pranverës dhe pasiguria e mëvonshme.
Është kureshtare, se gjatë muajit qershor 2020 vihet re një farë rritje të kompanive të reja të regjistruara. Mbase kjo i dedikohet njerëzve të cilët kanë filluar biznes të vet të ri, pasi kanë qenë të shkurtuar nga puna, ose e kanë filluar në periudhën pas një bllokimi dymujor . Prognozohet ruajtja e tendencës negative deri në fund të vitit, për shkak të përkeqësimit të pandemisë gjatë muajve tetor dhe nëntor.
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..