Prototipi i vaksinës bullgare kundër koronavirusit do të jetë gati deri në fund të vitit, bëri të ditur për BTV prof. Penka Petrova, drejtore e Institutit të Mikrobiologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Tashmë janë përzgjedhur proteinat virale kudër të cilave do të veprohet dhe pasi bëhet gati prototipi do të fillojnë testimet mbi minj dhe njerëz që të verifikohet se sa imonogjene dhe e sigurt është vaksina. Prof. Penka Petrova tha gjithashtu, se Bullgaria do të marrë pjesë në kontratat për shtatë vaksinat që janë në fazë të përparuar. “Kuota e 13 mln vaksinave është tepër e madhe për vendin tonë”, është kategorike ajo.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..