Sipas të dhënave të Ministrisë sociale 189 mijë veta kanë filluar punë nga fillimi i epidemisë së koronavirusit. Pas variantit të parë të skemës 60/40 nga marsi deri në qershor janë ndihmuar mbi 9 mijë punëdhënës dhe janë ruajtur 180 mijë vende të punës, për të cilat janë paguar 186 mln leva. Ndërsa në kuadrin e variantit të dytë të masës nga 1 korriku deri tani u janë dhënë 334 mln leva 5 mijë punëdhënësve për 140 mijë vende të punës. Përveç kësaj në bazë të skemës “Punësim për ty” 4 mijë punëdhënës kanë shpallur, se do të hapin 16 mijë vende të punës, të subvencionuar nga shteti përmes fondeve evropiane.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..