Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekaterina Zaharieva: Bullgaria nuk i thotë “jo” anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE

Foto: BGNES

“Gjithnjë e më e sigurt është, se Bullgaria do të bllokojë Maqedoninë e Veriut dhe ajo nuk do të fillojë negociatat me BE”, deklaroi para mediave vendase Kryeministri  maqedonas Zoran Zaev, duke paralajmëruar, se vendimi mund të shkaktojë ngjarje të padëshirueshme në të dyja vendet. Ai tha gjithashtu, se vendi i tij kurrë nuk do të vendoste veto ndaj popullit bullgar.

Nga ana e saj Ministrja e Jashtme Bullgare Ekaterina Zaharieva komentoi për BTV, se Bullgaria i thotë “jo” fillimit të negociatave me BE, por jo anëtarësimit të Maqedonisë se Veriut në BE. “Askush nuk kundërshton të drejtën e tyre të vetëdeklarimit  dhe ta quajnë gjuhën e tyre ashtu siç dëshirojnë, por ne nuk jemi dakord që kjo e drejtë të bazohet në urrejtjen, vjedhjen e  historisë dhe mohimin e Bullgarisë”, komentoi ajo. “Siç kanë filluar, ata do të fillojnë të mohojnë dhe ekzistencën e kombit bullgar”, tha në përfundim Ministrja Zaharieva. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sanja Bozhinovska

Edhe një ministër maqedonas doli të kishte pasaportë bullgare

Ministrja maqedonase e energjisë, Sanja Bozhinovska, nuk ka deklaruar se ka shtetësi bullgare dhe çeke. Kjo nuk është një temë për të cilën do të dëshironte të fliste kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, shkruan faqja “360..

botuar më 24-07-02 10.28.PD

FMN rekomandoi rritjen e sigurimeve dhe pensioneve në Bullgari

Në një analizë të sistemit të pensioneve në vend, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandon rritjen e pensioneve duke rritur kontributet e sigurimeve dhe heqjen e të ardhurave maksimale nga sigurimet, si dhe heqjen e pensionit maksimal. Pensionet në..

botuar më 24-07-02 9.06.PD

Parashikimi i motit për 2 korrikun

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Temperaturat..

botuar më 24-07-01 7.40.MD